in

PROMOVIM DINJITOZ I "KOSOVES" NË HARVARD

Mbrëmë, në Harvard Faculty Club, në Library Room, në praninë një numrit të madh pjesëmarrësish (edhepse në kushte pandemie) u promovua zyrtarisht libri historiografik, në tri volume, “Kosova” nga autori e historiani i shquar Jusuf Buxhovi.Në cilësinë time si ish-student Harvardi e tani edhe si përfaqësues i Harvard Alumni Association për Kosovë bashkë edhe me Asociacionin e Studentëve Shqiptarë në Harvard, si nikoqir të kësaj ngjarje historike, isha jashtëzakonisht i nderuar e krenar me përgjigjen pozitive të shumë studentëve e pjesëtarëve të komunitetit tonë që na u bashkangjitën në promovim.

Pas një fjale përshëndetëse nga botuesi Ramiz Tafilaj (Jalifat Publishing) e Milaim Abdullahu (Santefarm), pa ndihmën e të cilëve kjo ngjarje s’do të realizohej, në adresimin e tij para audiencës Buxhovi shpalosi pikat më kryesore të librit të tij, tezat historike që ngriten e shjellohen aty, dhe të cilat shpartallojnë në gjenezë gënjeshtrën më madhore anti-shqiptare të sllavëve.Pas gjitha aktiviteteve në këto dy ditë, ndjehem më shumë se krenar që bashkë me këta miq të mirë arritem ta fusim historinë tonë e mirëfilltë e faktike të kombit tonë në majën e botës akademike, në Universitetin e Harvardit, themeluar më 1638.

Në këtë kohë kur po thyhen shumë shtiza në gjeopolitikë globale, të flasësh për Kosovën e për kombin shqiptar në kupolen e intelektualizmit akademik në SHBA është vlerë e shtuar për Republikën tonë të re.Një falëmnderim i veçantë për Shoqatën ‘Kosova’ në Boston, bashkë me Gred Brahon (Asociacioni i Studentëve Shqiptarë në Harvard), si dhe pronarin e Restaurantit ALBA në Quincy, MA, për përkrahjen e mikpritjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Kompromisi i Kosovës duhet të mbajë vulën e garancës amerikane

Shqiptarët e Ukrainës gati për Iuftë kundër Rusisë: Nuk i harrojmë traditat tona