in ,

Profesori nga Harvardi thotë se më 2017 na ka vizituar një objekt alien

Përgatiti dhe përktheu: Valmir Mehmetaj

Në librin e tij të ardhshëm, “Jashtëtokësorja: Shenja e Parë e Jetës Inteligjente Përtej Tokës”, fizikani teorik Avi Loeb paraqet teorinë e tij rreth një objekti me formë të veçantë që hyri në sistemin tonë diellor disa vjet më parë.

Edhe pse nga shumë shkencëtarë u quajtë vetëm një kometë, fakti është se kurrë më parë një formë e tillë e kometave apo meteorëve nuk është parë. Fakti tjetër që e bënë edhe më të çuditshëm është se ky objekt u vëzhgua duke shtuar shpejtësinë për të dalë nga orbita e Diellit.

Objekti ndëryjor – i quajtur “Oumuamua” – u vëzhgua për herë të parë përmes teleskopit Pan-STARRS në Observatorin Haleakala të Havait në 2017. Studiuesit zbuluan se objekti kishte kaluar përmes ekliptikës (rrafshi i orbitës së Tokës rreth Diellit) më 6 shtator nga drejtimi i yllit Vega, nga konstelacioni Lyra (Llajra) që është rreth 25 vjet dritë larg nga planeti ynë.

Vetëm tre ditë më vonë, Oumuamua – që do të thotë në gjuhën e Havait “skaut(zbulues)” – filloi të përshpejtohej drejt diellit, para se përfundimisht t’i afrohej Tokës më 7 tetor, “duke lëvizur me shpejtësi drejt konstelacionit Pegasus dhe errësirës përtej”, tha Loeb.

Oumuamua, i cili besohet të jetë objekti i parë ndëryjor i zbuluar në sistemin tonë diellor, që shumë shkencëtarë thonë se është vetëm kometë hidhet posht nga Loeb,  kryetar i departamentit të astronomisë në Universitetin e Harvardit. Ai thotë se ata bazohen shumë tek “e njohura”.

“Çfarë do të ndodhte nëse një njeri i shpellave do të shihte një celular?” pyet ai në një intervistë me Neë York Post. “Ai ka parë gurë gjithë jetën e tij, andaj natyrisht që do të supozonte se është vetëm një gurë por që shkëlqen”.

Loeb thotë se ka dy detaje të mëdha që sugjerojnë që Oumuamua nuk ishte thjesht një kometë, por më tepër një pjesë e teknologjisë së huaj. Detaji i parë janë dimensionet e objektit, pasi u përcaktua të ishte “pesë deri në 10 herë më i gjatë se sa ishte i gjerë”. Loeb argumenton se forma si cigare puro nuk është tipike për një objekt hapësinor natyror.

Por fizikani teorik thotë se detaji më i madh që mbështet teorinë e tij është lëvizja e Oumuamua-së.

“Shtytja e tepërt larg diellit, kjo ishte gjëja që theu shpinën e deves”, tha ai.

Loeb shpjegon se forca e gravitacionit të diellit do të bënte që një objekt natyror të lëvizë më shpejt ndërsa afrohet, dhe përfundimisht ta shtynte objektin prapa, duke bërë që ai të lëvizë më ngadalë ndërsa largohet. Loeb tregon se kjo nuk ndodhi me Oumuamua-në, e cila u përshpejtua “pak, por statistikisht në një masë konsiderueshëm të madhe” derisa largohej gjithnjë e më tutje.

“Nëse nuk jemi të vetëm, a do të thotë se jemi fëmijët më të zgjuar të lagjes?” – pyeti Loeb. “Nëse do të kishte një specie që eliminoi veten përmes luftës ose ndryshimit të klimës, ne do të mund të mësonim dhe të sileshim më mirë. Në vend të kësaj, ne po harxhojmë shumë burime në Tokë duke luftuar me njëri-tjetrin dhe gjëra të tjera negative që janë një humbje e madhe. ”

Loeb supozon se ka mundësi që objekti të ishte vetëm një mbetje nga ndonjë civilizim alien për ne, ashtu siç do të bëhen sondat e shumta që ne dërgojmë nga toka në gjithësi. Yahoo News

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

FSK-ja me misione jashtë vendit nën Komandën Qendrore Amerikane

Kosova siguron 500 000 vaksina anti-COVID nga Pfizer