Profesori Muhamet Kelmendi, ka reaguar për raportimet rreth braktisjes së fesë islame.
Sipas tij, përveç tubimit në Strellc të Deçanit, tubime po mbahen edhe në vendet tjera të Kosovës.
Ai madje, ka përmendur edhe disa nga shkaqet pse u larguan një grup nga Strellci i Deçanit nga feja islame.
Shkrimi i plotë:
Dje, më 21. X.2023, në Strellc të Deçanit u mbajtë një tubim me qytetar nga Lëvizja në Kosovë mbi ideologjinë e rilindasëve:
Me moton e rilindasëve:
“Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptarie”, u larguan të gjithë nga feja myslimane.
Me këtë lëvizje po zhvillohen takime dhe tubime edhe në anët tjera të Kosovë. Kudo po deklarohen pjesëmarrësit se po heqin dorë kolekitivisht nga feja myslimane.
Në takim të Strellecit u paraqiten disa shkaqe:
1. Ekstremizëm i lartë i fesë myslimane,
2. Pa dituria se çka po thonë në emër të besimit, sepse tërë feja zhvillohet në gjuhën arabe.
3. Ndërtimi pa asnjë kriter të xhamive nëpër Kosovë dhe
4. Udhëheqja e dobët të kësaj feje në Kosovë dhe kudo në botë.
Kjo duhet të analizohet me kujdes!