in

Profesor Altimari: “Shqipja ishte gjuhë zyrtare e Vatikanit bashkë me greqishten e latinishten”

Këtë na e deklaroi Profesor Francesco Altimarit, drejtues i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë në Kozencë, ( gjatë vizitës më 11 Nëntor 2022), që sipas një dokumenti të shekullit 18, shqipja del si gjuhë zyrtare e Vatikanit në dy akte zyrtare bashkë me greqishten e latinishten.- Profesor Altimari thotë se është turp të kremtohet 7 Marsi si Dita e Shkollës shqipe, derisa Lekë Matranga qysh në vitin 1592 hapi shkollat e para shqipe në Hora të Arbëreshëvet në Sicili

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Gjatë vizitës më 11 Nëntor 2022 te profesor Francesco Altimarit në Katedrën e Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë, nga ky profesor me nam pos që mësuam se si funksionon kjo katedër dhe ca të tjera ku studiohet shqipja në anë të ndryshme të Italisë, ai pati edhe disa vërejtje serioze sa i përket disa datave të rëndësishme që lidhen me gjuhën dhe kulturën kombëtare. Në veçanti ai pati vërejtje serioze sa i përket 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, gjegjësisht hapjes së shkollës shqipe, ngase siç thotë Profesor Francesco Altimari. “ shkollat shqipe i hapi Lekë Matranga qysh në vitin 1592”.

Ja fjala e Altimarit siç i kapi me objektiv kameramani Skender Hasani, që na shoqëroi gjatë këtij udhëtimi:

“Sipas një dokumenti të Vatikani, të shekullit 18, shqipja në saje të ndërhyrjes së këtyre klerikëve del si gjuhë zyrtare e Vatikanit në dy akte zyrtare bashkë me greqishten e latinishten. Domethënë i jepnin status të njohur ndërkombëtar një gjuhe që në Shqipëri, për shkak të pushtuesve turq ndalohej të shkruhej e studiohej. Këto gjëra duhet të vihen në dukje.  Edhe sot vazhdojmë të festojmë 7 Marsin, që është një datë që nuk ka kuptim, kur një sulltan të lejojë të hap një shkollë në gjuhën amtare. Të vazhdojmë të festojmë këtë datë në botën shqiptare është një turp. Këtu shkollat shqipe i hapi Lekë Matranga qysh në vitin 1592, prandaj edhe historia jonë duhet rishikuar krejt. Nuk duhet të vazhdojmë të bëjmë  rituale proceseve laike që duhet bërë një rishikim rrënjësor”.

Faktin rreth hapjes së shkollës shqipe nga  Lekë Matranga e ka regjistruar edhe Wikipedia : “ Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet vendi arbëresh më i madh në Sicili të Italisë. Student në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe Papas greke bizantine të Eparkisë, themeloi në vendin e lindjes një shkollë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Dy dënime, gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së afër fillimit – Vit ‘special’ në Hagë

Atentati i organizuar nga UDB-ja për vrasjen e intelektualit Dërvish Kryeziut me 1951