in

Pritet të votohet Projektbuxheti për vitin 2021

Kuvendi i Kosoves, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Pesë komisione parlamentare pritet të mblidhen gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës:  Komisioni  për Buxhet dhe Transfere, e ku pritet të votojë në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ç’rast do të intervistojë drejtorin e prokurimit të Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ai për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, i cili do të intervistojë kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 09:00)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, voton në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Lini një Përgjigje

Në Turqi rinis gjyqi për vrasjen e Khashoggit

Nexhmi Rudari për të ardhmën e Podujevës