in

Prishtinës ia zë frymën ajri i ndotur

Sikur viteve të mëparshme, kur Prishtina printe për ajrin e ndotur në botë, edhe sivjet po manifestohet një dukuri e tillë. Madje sivjet situatën e bën më të ndjeshme përhapja e rasteve me koronavirus, sidomos kohën e fundit.

Ajri i ndotur është përhapur thuajse në krejt Kosovën, mirëpo në Prishtinë po ndikon edhe afërsia e termocentralit Kosova A dhe atij Kosova B, me pluhur dhe tym. Sipas indeksit të cilësisë së ajrit, sonte në Prishtinë vlera e ndotjes është 182, ose thënë ndryshe është e pashëndetshme.

Vitin e kaluar Kosova u përball vazhdimisht me ndotjen e ajrit, ndërkaq këtë vit, në rast se nuk do të ketë përmirësime, përveç ndotjes së ajrit, problem është edhe pandemia.

Lini një Përgjigje

Barcelona u korit në “Camp Nou” nga Real Madridi

Derbi Manchester United – Chelsea përfundoi pa gola