Natën kryeqyteti i Kosovës ishte i zbrazët. Pa kalimtarë, pa karrige të kafeneve në trotuare, me lëvizje të kufizuara të automjeteve, të ngjante në një qytet të braktisur. Të njëjtë ishin edhe disa qytete evropiane, që pas paralajmërimeve se do të shpallin gjendje të jashtëzakonshme i braktisën kryeqytetet.
Masat e reja anti-Covid që ka nxjerrë qeveria e Kosovës, kishin efekt. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e marra duhet të shërbejnë si vetëdijesim.
“Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijesim, që të mos qëndrojmë të grumbulluar dhe ta mbajnë maskën”.