in

Prindërit shqiptarë e bëjnë synet djalin, autoritetet zvicerane i marrin 6-vjeçarin familjes, i ati në pranga

Autoritetet e Zvicrës i kanë marrë djalin 6 vjeç familjes shqiptare, pasi prindërit akuzohen për dhunë. Bëhet me dije se familja kishte bërë synet djalin.  6-vjeçari i kishte treguar mësueses, e cila menjëherë ka njoftuar autoritetet.

Policia ka arrestuar babain 30-vjeçar, i cili para policisë ka thënë se djali ishte bërë synet vjet në Kosovë dhe se ai e mjekonte vetë në shtëpi pasi ka mbaruar shkollë për infermier. “Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj e lyeja me një krem.

Bëra një akt mjekësor siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si infermier që jam. Jemi të tronditur” tha babai.

Djalit të vogël në shpinë i është gjetur dhe një shenjë dhe dyshohet e dhunohet nga prindërit.

Lini një Përgjigje

📽"Koncert në vitin 1936" (1978)

Ish- ushtari i UÇK-së që u plagos në uniformën e Policisë së Kosovës