in

Ish- ushtari i UÇK-së që u plagos në uniformën e Policisë së Kosovës

Mbrëmë në qytetin e Skënderajt mbeten të plagosur dy policë të Kosovës. 

Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci janë emrat e dy zyrtarëve policor që mbeten të plagosur mbrëmë rreth mesnatës, shkruan Gazeta Insajderi. Smakiqi është polici i cili gjatë luftës kishte veshur edhe uniformën e UÇK-së, dhe ishte një ushtar i dallur me kontributin e tij.

I dyshuar për rastin është ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku  dhe disa familjarë të tij.

Incidenti raportohet të ketë filluar mes dy djemve të tij nga Policia e Kosovës të cilëve i ishte shqiptuar një tiketë trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të djemtë e tij.

Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga policët është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. “Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri tani dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim.

Policia e Kosovës tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit, të cilët kishin qëlluar me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, si dhe njëherësh, i kishin rrahur ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Prindërit shqiptarë e bëjnë synet djalin, autoritetet zvicerane i marrin 6-vjeçarin familjes, i ati në pranga

Disa të vrarë në një qendër tregtare në Kopenhagë