in

Presidentja Osmani do ta marrë detyrën pa ceremoni inaugurimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, të martën, do ta marrë zyrtarisht detyrën.

Presidenca ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me pandeminë e COVID-19 nuk do të organizohet ceremoni inauguruese.

Meqenëse nuk do të ketë ceremoni, Osmani do ta ketë një ditë të ngarkuar me aktivitete.

Ajo ndër të tjera do të bëjë homazhe të varri i ish Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Varrezave të Familjes Jashari në Prekaz të Skënderajt.

Lini një Përgjigje

Një i vrarë dhe një i plagosur në Gradicë të Drenasit

Shoqata e Gastronomëve nuk e përjashton daljen në rrugë