in

Presidenti kroat do t'i festojë Krishtlindjet në Kosovë, do të takohet me Osmanin e Kurtin

Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e presidentit kroat, thuhet se gjatë vizitës së tij presidenti Milanoviq do të takohet me pjesëtarët e ushtrisë kroate që janë duke shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it të udhëhequr nga misioni i NATO-s.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë më 23 dhe 24 dhjetor 2021.

Kjo vizitë e presidentit kroat thuhet se do të bëhet me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Telegrafi.

“Presidenti Milanoviq do të vizitojë Republikën e Kosovës me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë qëndrimit zyrtar në Prishtinë, presidenti Milanoviç do të zhvillojë një takim me presidenten Osmani-Sadriu, do të marrë pjesë në një takim të delegacioneve të dy shteteve dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit kroat.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Presidenti i Kroacisë do të vizitojë ushtarët kroatë në KFOR me të cilët do ta kalojë natën e Krishtlindjeve.

Në Kosovë është kontingjenti i 36-të kroat, me 141 pjesëtarë të ushtrisë kroate. Presidenti Milanoviq i përcolli ata më 22 nëntor 2021, kur pjesëtarët e Ushtrisë Kroate udhëtuan në Kosovë për një rotacion gjashtëmujor.

Më tej, është planifikuar edhe një takim i tij me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti Milanoviç do të vizitojë edhe Janjevën, ku jetojnë shumica e kroatëve . Ai do të takohet me Rev. Mato Paliq, famullitar kroat në Janjevë, si dhe me anëtarë të komunitetit të pakicës kroate për të diskutuar rreth kushteve të jetesës në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Kryeministri Kurti: Serbi Vuçiq po kërkon bosnjezimin e Kosovës

SINDIKATAT E NJËMENDTA JANË OPOZITË E JO VEGËL E QEVERISË