in

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dekoroi Kompaninë 4000 dhe Said Kryeziun

Shkruan av.Zanfir Kryeziu,

Pjesëmarrës në ceremoni ,i ftuar nga  organizatori si nipë i Said bej Kryeziut

Në ceromoninë e mbajtur në Tiranë me 20 shkurt 2017, Presidenti Bujar   Nishani në shenjë të vlerësimit të lartë për kontributin e vyer dhe të pamohueshëm, në përpjekje për rrëzimin e shtetit diktatorial hoxhist në Shqipëri, duke nxjerrë në pah vlera të çmuara atdhetare, si dhe duke sakrifikuar jetën e tyre dhe të familjarëve për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe euroatlatike, me dekretin nr.10013 dt.20.02.2017  i jap “KOMPANISË 4000” Dekoratën e Lartë “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”.

Kompania  4000 ishte një formacion ushtarak i formuar nga amerikanët me emigrantë politikë antikomunistë shqiptarë, anëtarë të Legalitetit, Ballit Kombëtar dhe Agrarëve të Said Kryeziut. Kompania ishte krah i armatosur i Komitetit Kombëtar“Shqipëria e Lirë”,që vepronte si qeveri në mërgim.Në vitet 1950- 1951, kompania kreu katër desantime kryesore.dDisa anëtarë të kom- panisë u vranë, katër u burgosën dhe një u dënua me vdekje. Një pjesë e mirë e të desantuarve, mundën të largohen nga Shqipëria. Nëse aksionet e kompanisë do  të ishin të mbara, sikur mos të ishte fenomeni”Filbi”dhe ppo të merrej seriozisht Shqipëria nga Perëndimi, ndryshimi që erdhi në vitin 1990,  do të ishte realizuar qysh në vitin 1950, siç thotë historian i mirënjohur Kastriot Dervishi nga Tirana.

Në fjalën e rastit të mbajtur gjatë ceremonisë së dekorimit, presidenti Nishani theksoi se ceremonia solemne ka për qëllim jo vetëm të shkundi pluhurin e harresës nga përpjekjet dhe sakrificat sublime të disa shqiptarëve atdhetarë, por edhe t’i vendosë ata denjësisht atje ku e kanë vendin, në piedestalin e heronjve liridashës shqiptarë,  duke vlerësuar në këtë mënyrë gjithçka bënë për tokën tonë të shtrejtë. Burrat dhe djemtë që u rreshtuan vullnetarisht në radhët e Kompanisë 4000 në fund të viteve 1940-të dhe fillim vitet 1950 të ishin njerëz që lirinë e kishin vënë mbi çdo gjë tjetër,edhe mbi jetën e tyre dhe familjeve të tyre. Ata qenë shqiptarë në mërgim që u stërvitën nga aleatët tanë perëndimorë me synimin e vetëm për të përmbysur një regjim totalitar. Ata ishin Mithat Frashëri, Abaz Kupi, Abaz Ermeni, Hasan Dosti e shumë të tjerë nga Shqipëria, por së bashku me ta kishte edhe shqiptarë të Kosovës të prirë nga Said bej Kryeziu nga Gjakova, të cilët në historinë e kombit tonë zënë një vend të nderuar. Të gjithë këta i bashkonte gjëja më e shtrenjtë: Ideali për një Shqipëri të lirë, demokratike e të pavarur.

Sot, vazhdoj presidenti në përvjetorin e 26-të të shembjes së shtatoreve të diktatorit,  ne duhet të kujtojmë me krenari se anëtarët dhe rekrutët e    “Kompanisë 4000” ishin ushtarët e parë shqiptarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut që u rekrutuan, u stërvitën dhe erdhën me misionin e qartë politik dhe ushtarak për të luftuar e përmbysur regjimin më anti-popullor të historisë së Shqipërisë.

Ishin ata që dhanë jetën e tyre për liri dhe demokraci, për të njëjtat vlera dhe parime mbarëkombëtare, për të cilët sot ushtarakët tanë po operojnë në kuadër të NATO-s anembanë botës, kudo ku këto vlera po rrezikohen dhe kërcënohen. Ata lindën në këtë tokë, jetuan, luftuan dhe vdiqën duke derdhur gjakun e tyre të pastër prej shqiptari. Këto sakrifica kurrsesi nuk duhen lënë të nëpërkëmben, por as të harrohen. Përkundrazi, është detyrë dhe përgjegjësi e gjithsecilit prej nesh, e institucioneve shtetërore,e aktorëve dhe publikut, e çdo individi që të kujtojë, t’i nderojë e t’i  transmetojë si trashëgimi tek brezat që vijnë, për të reflektuar dhe për të pasur frymëzim mbi rëndësinë e dimensionit që ka liria,e cila kurrë nuk është falur, por gjithmonë është fituar me gjak, e cila ka nevojë gjithmonë të ruhet dhe mbrohet me gjakë. Eshtë e pamundur të flasësh në një ceremoni për dimensionin atdhetar dhe sakrificat e shumta të atyre njerëzve,që ishin të gatshëm të sakrifikonin për kauzën e lirisë dhe të drejtimit të Shqipërisë nga Perëndimi.

Lini një Përgjigje

Shkolla e vargjeve satanike.

Beogradi synon të blejë 20,000 drone iraniane Shahed-136 në Teheran