in

Presidenti i Serbisë përplaset me Scholz – in

 

Udhëtimi i Scholz-it në Ballkan e çoi atë në një fushë të minuar diplomatike. Kur flitet me presidentin serb, ka një krizë të jashtëzakonshme. Vuçiq akuzoi kancelarin se po e kërcënon Beogradin. Ai reagoi me qetësi. Më shumë konflikte të pakëndshme e presin.

 

Kancelari Olaf Scholz shkaktoi zemërim në Beograd me deklaratat për njohjen e Kosovës. “Kështu që ta kuptoni: Ne nuk reagojmë ndaj presionit në këtë mënyrë, kur dikush na kërcënon, ju e bëni punën tuaj, ne e bëjmë tonën”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me Scholz në Beograd. Nga BE ne po  “dëgjojmë për herë të parë sot, se kërkohet njohje reciproke”.

Gjatë vizitës së mëngjesit në Prishtinë, Scholz tha për përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE: “Një marrëveshje duhet të qartësojë përfundimisht edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëra tjetrën, të bëhen anëtarë. të BE-së”. Scholz ka reaguar me qetësi ndaj zemërimit të Vuçiqit në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin serb. Ai tha një  “diçka që është e qartë. Ndoshta kjo do të ndihmojë.”

Serbia, e cila e konsideron Kosovën si një provincë të saj separatiste, “dëshiron gjithashtu integritet territorial”  ashtu sikurse Ukraina, tha Vuçiç. “Megjithatë, ne jemi të gatshëm të flasim për zgjidhje kompromisi.

” Serbia “nuk ka hequr dorë kurrë nga dialogu”. “Nëse mendoni se duhet të na kërcënoni… nuk kemi problem. Bëjeni punën tuaj, ne do të bëjmë tonën.” Scholz theksoi se synimi i tij është që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. “Jo vetëm në një të ardhme shumë të largët, por sa më shpejt të jetë e mundur.” Do të ishte “shumë mirë nëse kjo do të shtyhej përpara me shumë guxim”. Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës nuk është zgjidhur prej vitesh dhe po pengon perspektivat e anëtarësimit të dy vendeve ballkanike në BE.

Burimi: ntv.de, mau/AFP, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Mariupoli rrezikohet nga një shërthim masiv i kolerës

Ndërtimi i xhamive është vdekja e ngadalshme e Kosovës!