in

Presidenti francez kapet duke hequr orën luksoze (2400 euro) gjatë debatit televiziv për pensionet

Një video e presidentit francez ku është shfaqur në të cilën ai duket se heq një orë luksoze gjatë një debati televiziv mbi pensionet, ka shkaktuar edhe më shumë debate.

Videoja tregon Emmanuel Macron, 45 vjeç, duke bërë gjeste me duar gjatë gjithë intervistës gjysmë ore, ndërsa mbante një orë të shtrenjtë në dorën e majtë, e cila është zhdukur më vonë ndërsa ai vazhdoi të flasë.

Audienca reagoi shpejt, duke komentuar se kjo nuk bën asgjë për t’i hequr titullin e tij, atë të ‘presidentit të të pasurve’ pasi lideri francez po përballet me presion të konsiderueshëm për reformën e tij të diskutueshme të pensioneve.

Qeveria e shtyu legjislacionin në Parlamentin francez pa votim javën e kaluar dhe vendimi për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç shkaktoi trazira mbarëkombëtare gjatë fundjavës, duke çuar në qindra arrestime. Mbreti Charles anuloi të premten një vizitë shtetërore në Francë e planifikuar për javën e ardhshme për shkak të trazirave sociale.

Videoja tregon Macron me një orë, e cila është një model BRV 1-92 me vlerë prej 2.400 euro nga kompania franceze Bell&Ross, sipas France Info (u pretendua se ora kushtonte nga 60 deri 80 mijë euro fillimisht por vlera e saj u korigjua).

Komentatorët e mediave sociale vunë në dukje se Macron hoqi orën 11 minuta pas intervistës, duke vendosur krahun e majtë nën tavolinë ndërsa vazhdonte të fliste.

Më shumë se 450 protestues u arrestuan në Paris dhe më gjerë, ndërsa rreth 300 demonstrata të enjten tërhoqën më shumë se një milion njerëz në mbarë vendin. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se 441 oficerë policie dhe xhandarë u plagosën nga protestat. Ai shtoi se 1000 kosha plehrash u dogjën në kryeqytetin francez. Koshat e tejmbushur janë bërë simbol i protestave gjatë një greve njëjavore të punonjësve të kanalizimeve. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

TË BËHESH TURK QENKA MIRË, TË BËHESH GREK, SERB, APO ITALIAN QENKA MËKAT!

Fragment nga romani "Zogjtë e qyqës" (Kujtimet e një koloni serb)