in

Presidenti Biden nominon shqiptaro-amerikanin, B. Bix Aliu si ambasador në Malin e Zi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nominuar për ambasador në Malin e Zi, shqiptaro-amerikanin, Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), shkruan Gazeta Metro.

Diplomati amerikano-shqiptar B. Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), i përfshirë në marrëveshjet e paqes, menaxhimin e krizave dhe zhvillimin e demokracisë, pritët të jetë ambasadori i parë shqiptar që përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës jashtë vendit.

Bix Aliu është shqiptari i parë dhe i vetëm me postin më të lartë diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u zgjodh së fundmi për të përfaqësuar SHBA’në si Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.

Aliu është lindur dhe rritur në Chicago, Illinois, Aliu është djali i dy shqiptarëve nga rajoni i Zajasit – Kërçovë, Maqedoni, të cilët kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të viteve gjashtëdhjetë.

Diplomati shqiptaro-amerikan ka marrë çmime të shumta të Departamentit të Shtetit të SHBA, duke përfshirë Çmimin ‘Superior Honor’ dhe ‘Meritorious Honor Award’. Ndër njohjet e tjera nga komuniteti shqiptar, Bix u zgjodh si “Personi i Vitit” në vitin 2008 nga komuniteti shqiptaro-amerikan i Çikagos./gazetametro.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tërnava jep deklaratë, pas vizitës që i bëri Thaçit në Hagë

Muzeu i Nënës Terezë në Shkup pa asnjë ciceron shqiptarë!