in

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi emërimin e Vlora Hysenit, si drejtuese te Shërbimit Informativ te Shtetit.

Më 17 mars kryeministri Edi Rama shkoi në zyrën e presidentit Begaj për të propozuar zonjën Hyseni në krye të këtij dikasteri me besimin se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Pas disa muajsh u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Në 2021 u emërua si këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Hyseni do të zëvendësojë në këtë detyrë Helidon Bendon, i cili dha dorëheqjen dhjetorin e vitit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Në teatrin Dodona-jepet premiera "Dera"

Kosova zyrtarisht shtet kandidat për organizimin e “Lojërave Mesdhetare 2030′