in

Pren Marashi: Lufta e UÇK-së nuk ka qenë luftë fetare

Pren Marashi, i cili ka qenë ushtar i UÇK-së dhe i takon besim katolik, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës së Prokurorit Special për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Marashi si pjesëmarrës i luftës së fundit është skandalizuar me cilësimet dhe me aktakuzën tipike serbe, ku ish-eprorët e UÇK-së akuzohen se gjoja kanë vrarë katolikë, duke u munduar që luftës së lavdishme të UÇK-së t’i japin epitetin si luftë fetare.

“Një pikë në aktakuzë pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi vranë katolikë, tipikisht një aktakuzë serbe, “ndoshta në një kohë kur po diskutohej se kush duhej parandaluar, sepse po pengon rrugën e lirisë, mbase emri im ishte në diskutim për eliminim“, por ata nuk kanë mundur të më kapnin, sepse isha në pyll duke luftuar për “katolikët së bashku me myslimanët”! Ptu, jau pata pa…me gjykatë, me Evropë e me shkini”, është shprehur Prena.

Pren Marashi është anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK-së dhe nuk çuditet nga Serbia, sepse si tha ai ajo gjithmonë ka bërë propagandë për të ndarë shqiptarët në fe.

“Sa i përket propagandës, asaj të Serbisë e cila është e njohur tani e 100 vite ka bërë propagandë e tendenca për ndarje fetare, në UÇK kjo absolutisht nuk ka qenë asnjëherë prezent, sepse e dëshmon edhe fakti që një numër i madh ka qenë i eprorëve ushtarak të konfesionit katolik, sepse nuk mund të themi që katolikë, sepse janë shqiptarë, çështja e besimit është çështje personale, ndjenja kombëtare është një dhe unike dhe shqiptarët janë shembull në botë”, ka shtuar ai.

Lini një Përgjigje

Karantinohen 7 qytete të Kosovës nga sonte deri të hënën

A duhet të na shqetësoj zbrazja e shkollave në gjuhën shqipe dhe shtimi i fëmijëve që frekuentojë xhamit dhe flasin arabisht