in

Power: SHBA do njohje reciproke

Por, për të mbërritur në këtë pikë, Power thotë se palët duhet t`i zbatojnë marrëveshjet aktuale, nisur nga themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, derisa theksoi  se mirëpresim deklaratën për të zhdukurit.

Gazetarja,  që dikur raportonte  nga zonat e luftës në Bosnjë dhe më vonë edhe për krimet serbe në Kosovë, u rikthye  në vendin tonë  në cilësinë e shefes së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë. Samanta Power, nga Gjilani, ku takoi fermerë të vegjël e biznese që USAID ka përkrahur, kërkoi që dialogu Kosovë –Serbi të përfundojë me njohje reciproke.

“Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një hap absolutisht kritik që duhet të ndërmerret, për të siguruar që normalizimi të mund të vazhdojë. Është urgjencë për të krijuar Asociacionin. Dhe, ne shpresojmë që tani që më në fund po ndodhë dialogu për atë se si mund të duket, edhe nëse palët ende nuk janë dakorduar për një vizion, se cilat do të jenë modalitetet, madje kjo është hera e parë që ka ndodhur ky lloj angazhimi përmbajtësor. Është e rëndësishme që idetë të shkëmbehen dhe të arrihet kompromisi, në mënyrë që normalizimi të mund të vazhdojë që do të rezultojë përfundimisht, me njohjen reciproke”.

Shefja e USAID-it, tha se shteti i saj e ka mirëpritur nënshkrimin e  Deklaratës për të zhdukurit dhe presin që ajo të zbatohet.

 “Ka edhe shumë vendime të rëndësishme që duhet të merren, por ja,  marrëveshja që tashmë është arritur për personat e zhdukur, ju keni më shumë se 1600 njerëz, eshtrat e të cilëve nuk janë gjetur, dhe familjet e të cilëve janë ende në zi për ta, duke mos ditur se çfarë u ndodhi atyre. Edhe kjo marrëveshje, mendoj se është vetëm një hap dhe sigurisht që duhet të zbatohet, është një marrëveshje e rëndësishme dhe nuk është diçka që kishte ndodhur më parë”.

Samanta Power në mbrëmje ka vizituar Qendrën e Inovacionit  të Kosovës në Prishtinë, ku është takuar me ndërmarrës të rinj, të cilët agjencioni që ajo drejton, i ka përkrahur ndër vite. Nesër  e para e USAIDIT do të vazhdojë agjendën e saj në Kosovë. Ajo do të takojë kryeministrin e vendit, Albin Kurti, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të mediave dhe komunitetet.

Lini një Përgjigje

Albina Kelmendi kualifikon Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision 2023 pas një performance të shkelqyer

Nderohen xhandarët italianë e lituanezë për shërbimin në Kosovë