Gani Mehmetaj ёshtё i njohur dhe i pranishëm nё jetёn kulturore tё vendit tonё qe shumё vjet, i njohur dhe i pranishёm nё gazetarinё shqiptare qe disa dekada, i njohur si shkrimtar (autor romanesh, dramash dhe ese filmash), si dhe si pedagog dhe po ashtu edhe drejtor i “Kosovafilmit. Libri mё i ri i tij mban titullin “A din Zoti shqip”.
A din Zoti shqip? Nёse kjo ёshtё pyetja e shtruar atёherё shkoqtë se ka njё pёrgjigje tё thjeshtё dhe tё rreptё madje! Po, Ai e din! Zoti pra e di shqipen! Po, Ai flet shqip, se ka krijuar kombin shqiptar, ka krijuar gjuhёn shqipe! Madje ai di edhe dialektet e shqipes, edhe tё folmet e nёnfolmet. E çёshtja ёshtё se ne a po flasim Shqip!
A di Zoti shqip nuk ёshtё shtruar kurrsesi si pyetje, herezi, profani a mistikё, pёrkundrazi:
I. Ёshtё shtruar si ballafaqim i shpirtnisё a i fetarisë aktuale qё ushtrohet nё trevat shqiptare.
II. Ështё shtruar si reflektim, meditim i njё realiteti historik qё autori sheh se po pёrmbytet gradualisht.
III. Ështё shtruar si protestё pёr shqiptarёt, pёr gjuhёn e tyre, pёr komunikimin e tyre!
IV. Ështё shtruar si sintagmё emblematike, ose si njё metanarracion, i marrё dhe dёgjuar nga rilindёsit tanё si “Zoti flet shqip”.
V. Ështё shtruar si njё doksologji e jo profanizim se gjoja Zoti nuk ditka shqip!
VI. Ështё shtruar si njё mesazh lutjeje, thirrjeje e ndërhyrje nga Zoti pёr gjendjen e shtegtimin tonё, se mjaft u ba, boll u ba, a nuk po sheh Zoti se u ba tepër, se u ba shumё, deri kur kështu???
VII. A di Zoti shqip ёshtё shtruar si njё përgjigje nga plani historik se Zoti na ёshtё drejtuar shqip me ungjillin qysh prej kohës sё apostujve tё Krishtit.
Libri “A din Zoti shqip” pёrmbledh shkrime autoriale tё z. Mehmetaj gjatё viteve tё fundit, dhe pjesa mё e madhe e këtyre shkrimeve janë botuar nёpër gazeta tё ndryshme, dhe si i tillё libri ofrohet si njё kronikё e kohës.
Mjeshtëria kryesore e Ganiut ёshtё gazetaria, dhe ky stil e kjo kompetencё shpaloset nё kёtё botim kudo, por kjo prozё publicistike shtron edhe zgjidhje problemesh, kritikon dukuri tё ndryshme, personalitete e individё, andaj kёtu haset edhe potenciali intelektual i shtrimit tё disa çështjeve qё i kanё ardhur vendit e popullit tonё shumё shpejt, shumё ndryshe, pa prit e pa kujtue, pa ba gja pёr kёtё dergjё nё mёnyrё tё organizuar si shtet, shoqëri dhe krijues e intelektualё.
Cilat janë temat bosht tё këtij libri: e para ёshtё çёshtja e islamizimit, riislamizimit, islamit doktrinar, islamit politik, islamit radikal, islamit tjetër etj. Dhe tema e dytё ёshtё gjendja aktuale dhe poshtnimi, rrëshqitja, ramja, degradimi i partisё politike qё dikur kishte mbi 700.000 anёtarё, e njohur si Lidhja Demokratike e Kosovёs (LDK). Pra poshtnimi nuk matet kёtu me numra por me vlera e parime. E si i ndёrlidh autori kёto dy tema, tё shohim!
Pyetja e vjetёr qё pёrherё ka mbet aktuale ёshtё: pse shkruan njeriu? Njё nga përgjigjet ёshtё shumё e thjeshtё. Njeriu shkruan sepse synon tё vendos dialog me tjetrin, apo tё mbivendos debat me tjetrin, por bazuar nё rrethanat e tranzicionit tonё politik, social dhe ekonomik si dhe bazuar nё nivelin e rrafshit gati zero si mundësi reagimi e mobilizimi, aktualisht, shkrimi po shpërthen, po lulëzon si njё paradigmё e vendosjes ose tё mbivendosjes sё dialogut a debatit me vetveten. Ndryshe si tё shpjegohet qё mos secilin krijues, botues a librashitës kёtu e dëgjon duke thёnё: “libra boll ama lexues pak”.
Lidhur me çështjen e parё tё këtij teksti ja si e fillon autori: “Shёn Pali predikoi fjalёn e Zotit deri nё Iliri. Sigurisht duhet t’u jetё drejtuar besimtarёve tё parё ilirё nё gjuhёn e tyre ose me ndihmёn e përkthyesve. Ndryshe nuk do ta merrnin vesh dhe nuk do ta dëgjonin. Zoti u foli arbërorёve nё gjuhёn e tyre edhe nё mesjetё”.
Ky fakt, pra përdorimi i gjuhës ilire/arbërore/shqipe, nuk ёshtё vetëm historik por edhe përligjja mё e madhe qё ndodh pёr shkak se ёshtё fakt edhe biblik, edhe pёr relevancёn e autorit. Kjo çёshtje pёrbёn bazёn inicuese e ideologjike tё temës sё parё tё këtij botimi.
Autori z. Gani Mehmetaj i end dhe i gjen dhe i thur fijet e njё argumenti se çka ka ndodhё historikisht me ata shqiptarё qё nё religjionet a konfesionet e tyre nuk e kanё përdorur gjuhёn shqipe. Kёshtu ortodoksёt shqiptarё gradualisht nё Serbi janë sllavizuar, shqiptarёt myslimanё nё Turqi janë turqizuar përbrenda njё brezi, shqiptarёt ortodoksё nё Maqedoni janë asimiluar, por nё anёn tjetër shqiptarёt nё Kalabri, ata nё Karakurt tё Ukrainёs vazhdojnë ta përdorin shqipen me shekuj. Perandoria Osmane shqiptarёt ortodoksё nё jug i shihte grekё kurse shqiptarёt ortodoksё nё veri “shkije”. Dhe pyetja qё sillet nё diskursin e Mehmetajt ёshtё se a ka ndryshuar sot kjo ndonjë gjё a jo?
Austro-Hungaria ishte perandoria qё mundësoi formimin e shtetit shqiptar me interes tё veçantё pёr shkak tё katolikёve shqiptarё por ishte pikërisht Serbia ajo qё filloi mbas shtetёsisё shqiptare t’i sulmojё dhe t’i paraqes shqiptarёt katolikё pikërisht si njerëz tё egër. Te dy kёto platforma antishqiptare, njëra nga Turqia e tjetra nga Serbia, sipas autorit po shprehёn edhe sot po ashtu kundër shtetёsisё sё Kosovёs si dhe kundër shqiptarёve nё pёrgjithёsi pёrmes këtyreve metodave tё renditura nё vijim:
1. Me shqiptarё kundër shqiptarёve!
2. Me islamizёm kundër shqiptarisë (kjo betejё ёshtё shumё e vjetёr dhe historikisht herё njëra e herё tjetra kanё qenё sipër njëra-tjetrёs, kështu publicisti ynё vёren njё shembull kur mbreti Zog me ligj kishte ndaluar qё tё përkuleshin besimtarёt myslimanё shqiptarё bazuar nё Kanunin e Lekё Dukagjinit).
3. Me islamizёm kundër Amerikёs dhe gjithё aleatёve tё saj qё mundësuan çlirimin dhe mbështetjen e Kosovёs.
4. Me erdoganizёm kundër lidhjeve dhe përcaktimit me perëndimin dhe përcaktim me lindjen.
5. Me rituale islame vetëm arabisht kundër shqipes.
6. Me mendësi islamiste kundër etnopsikologjisё sё individit dhe kulturës shqiptare (p.sh. kur vdes njё burrё hoxha ia thirr emrin e nёnёs dhe kështu i vihet nё dyshim atësia dhe kjo pёr burrin shqiptar pёrbёn nënçmim; ose propagandimi se martesat tani mund tё bёhen edhe nё lidhje familjare a gjaku).
7. Me islamizёm tё tipeve vahabi, selefi ose sikur tё Vёllazёrisё Myslimane, tё gjitha kёta tipe tё pranishëm mes shqiptarёve, kundër kulturës shqiptare dhe figurave e personaliteteve mё tё njohura shqiptare: Skёnderbeu, Nёnё Tereza, Kadare, Rugova etj.
8. Me shoqatat turke, arabe dhe iraniane tё cilat kryesisht ndёrtojnё xhami por specifikisht kёto shoqata gjoja humanitare po keqpërdorin skamjen shqiptare me riindoktrinimin e tyre po ndryshon toleranca mes besimeve, po ndryshon harta shpirtërore shqiptare, po dëbohet shqipja, po flitet nё mesin tonё pёr Zotin i cili nuk flet shqip etj. – konkludon autori.
9. Ky lloj islamizmi, i identifikuar kёtu nё libër si “mjekёrrzinjtё”, ёshtё i kundërt dhe tjetër me islamin tradicional shqiptar, dhe sipas Gani Mehmetajt, ёshtё Kali i Trojёs mes shqiptarёve i sjellё nga jashtё andaj edhe gjitha pasojat ende nuk mund tё dihen.
10. Me islam jotradicional kundër tarikateve, tё krishterёve, nacionalistёve dhe ateistёve.
11. Me ideologji tё kёtillё islamiste bёhet luftё edhe pёr ta zhvendosur a hequr plotësisht tregun, pra ekonominё dhe investuesit ose prodhimin perëndimor nga Kosova, Shqipёria dhe Maqedonia.
12. Me politikanё tё shitur agjendave “mjekёrrzeza” ose tё “tyxharëve” tё tipit Esat Pashё Toptana kundër interesave shtetërore e kombëtare.
Autori propozon edhe zgjidhje pёr kёto probleme:
1. Hoxhollarёt tё nisin tё përdorin vetëm shqipen nё ritualet e tyre.
2. Me slloganin “feja e shqiptarit shqiptaria” tё bёhet himn dhe kushtrim pёr çdo shqiptar si mundësi e ngjitjes dhe bashkimit me perëndimin.
3. Shqiptarёt duhet ta njohin Turqinё, Iranin a Sirinё jo pёrmes mercenarёve nё emёr tё fesё e serialeve turke por pёrmes librit, studimit dhe autorёve sikurse Orhan Pamuk, Azis Nesimi, Jilmaz Gynejit, Nuri Bilge Ceylanit etj.
4. Rusofilia dhe serbofilia mos tё zёvendёsohet me turkofili.
5. Shtet laik e jo islamik.
6. Nё fund z. Mehmetaj na përkujton se fijet e pёrbashkёta qё e pёrbёjnё kulturёn dhe kombin shqiptar janë shumё mё tё forta sesa dallimet fetare e tё cilat shqiptarёt kanё arritur si askush tjetër qё t’i zbusin kёto dallime dhe tё sjellin njё tolerancё fetare qё ёshtё bёrё model e shembull i mirё nё Europё dhe botё, edhe pse shfaqen nganjёherё parulla kundër kësaj tolerance e bashkëjetese ndërfetare, sikur kёto: “myslimanёt nuk falin”, “kjo ёshtё tokё islame”, “kjo ёshtё tokё e çliruar nga osmanёt” etj.
7. Pёrmes dy pyetjeve qё i shtron autori “si shqiptarё a jemi rrёnjёshkulur” dhe “largësi feje a afri kombi” janë përpjekje qё sё paku tё krijohet tek secili shqiptar njё reflektim i domosdoshëm pёr ripёrtёrirje, si shembull ta zamё kur imami boshnjak i Sanxhakut kërkon rrёnjёt ilire (fq. 209).
Tani sa i pёrket temës sё dytё, shumё shkurt, lidhet me partinё politike tё LDK-s z. Mehmetaj vёren dy gjёra tё cilat nuk janë thёnё kurrё ose nuk janë kuptuar deri mё sot si duhet se çka po ndodh nё kёtё parti e cila dikur ka qenё prijëse dhe sot ёshtё poshtnuar si jo mё keq:
1. Decidivisht, nё faqen 116 thuhet se LDK ёshtё rrotulluar nga parti properёndimore nё parti islamiste. Dhe kёtu vёren autori, i cili ёshtё njёri nga bashkëthemeluesit e LDK, se disa krerë tё kësaj partie janë pjesё e “mafisё sё Anadollit”.
2. Dhe pёr shkak tё kësaj krerë e aktivistё tё LDK dhe tё partive tё tjera gjithsesi, lagje tё tёra, apo gjithё tё varfrit kudo nёpër Kosovё, tё cilёt deri dje kishin luftuar, sakrifikuar e kontribuar çdo gjё pёr lirinё e vendit, por sot tё gjetur nё skamje e qё pёr politikanёt kёta pёrbёnin rrezikun pёr trazira sociale e politike me pasoja përmbytjen e pushtetit dhe influencёs sё këtyre politikanёve, atёherё tё varfërit i lanё qëllimisht nёn tutellёn e organizatave islamiste. Andaj çka ka prodhuar tash klasa politike kosovare ёshtё flirtimi ose aleancimi i politikanёve me imamё e drejtues organizatash tё tilla qoftё pёr vota qoftё pёr fonde. Dhe rezultati i dytё, sipas autorit, sot nёse hynё nёpër disa lagje a nёnlagje shqiptare tё disa qyteve a fshatrave tё Kosovёs nuk e di a je nё qoshe diku tё Sirisё, Arabisё, Iranit e Turqisё apo nё Kosovё.
3. Konkluza e z. Mehmetaj nё kёtё çёshtje ёshtё se shoqëria kosovare ku ka ra kulturalisht ёshtё si pasojё se LDK ka ndërruar kursin rugovian dhe po i shërben agjendave islamiste. Kjo mbetet sigurisht pёr t’u parё, hetuar e dëshmuar pasi nuk ёshtё njё fundrrinё.
Dhe sё fundi, meqë Ganiu ёshtё gazetar, ai ka disa fjalё edhe pёr gazetarinё kosovare, duke e cilësuar atё nё shumicën e rasteve pёr dembele pasi ajo nuk troket gati nё asnjë derё pёr informim por bazohet nё deklaratat zyrtare dhe se kjo gazetari bёhet nga zyrja e jo nga terreni, se nuk kemi gazetari hulumtuese; se ne kemi gazetari qeveritare, partiake dhe gazetari e grupeve tё interesit.
Mesazhi final i librit “A din Zoti shqip” ёshtё se vetëm atёherё kur tё fillojmë qё tё mendojmë shqip, tё ndjejmë shqip, tё flasim shqip, tё sillemi shqip pёr çdo gjё, sikurse edhe ёshtё dëshmuar me përplot raste dikur dhe sot, do tё pёrparojmё.
Madje, kur jemi kёtu, edhe nё vend tё fjalёs miratuese liturgjike a pёrmbaruese “amen” ose “amin” mund tё themi pse jo – Shqip!
Pastor dr. Femi Cakolli
12 nёntor 2015 Prishtinё