in

Portugezi “tërbon” sheikët pasi festoi golin duke bërë kryqin

Cristiano Ronaldo po përballet me një furi komentesh negative në Arabinë Saudite, për shkak të një festimi pak ndryshe pas një goli.

Gjithçka kan isur pas ndehsjes së fundit të Al Nassr, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve arabë, ku Ronaldo shënoi një penallti për t’i dhënë fitores skuadrë.

Pas golit ai shkoi të festonte me “Siuu”-n e famshme, por para hedhjes në ajër, ai bëri simbolin e kryqit të krishterë.

Pikërish ky simbol është i ndalaur në Arabinë Saudite dhe ata që kapen duke e bërë këtë gjest dënohen rëndë, madje deri në burgim.

I tillë është dhe rasti i kolumbianit Juan Pablo Pino që u arrestua, sepse ai hyri në një qendër tregtare në Riad me një bluzë të grisur që tregonte një tatuazh të Jezusit.

Në Arabinë Saudite, shprehja publike e besimit të krishterë është e ndaluar dhe parashikohen dënime për ata që i shkelin këto dispozita Jo myslimanët gjithashtu nuk lejohen të falen në publik, të shfaqin kryqin, ose objekte fetare në mjedise publike. Dhe kushdo që i shkel këto rregulla akuzohet për prozelitizëm fetar. Incidente të tjera si kjo në të kaluarën janë dënuar rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kokat e 800 burrave të Otrantos u prenë sepse nuk pranuan të konvertoheshin në islam

NZZ: Ambiciet për Serbinë e Madhe kërcënojnë paqen në Ballkan