in

Portali i gazetës gjermane Die Welt është bllokuar në Rusi

Portali i gazetës gjermane Welt (Die Welt) është bllokuar në Rusi pasi është shtuar në listën e faqeve të ndaluara nga rregullatori i medias Roskomnadzor, njoftuan agjencitë ruse të dielën, më 10 korrik.

Faqja u bllokua me kërkesë të prokurorisë, thanë agjencitë.

Gazetarët e France Press (AFP) njoftuan se portali nuk hapet në celularë apo kompjuterë.

Që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, në fund të shkurtit, gazeta gjermane filloi të botojë përmbajtje në rusisht, në kohën kur shumica e mediave të pavarura në atë vend ishin mbyllur.

Gazeta ka punësuar për një kohë edhe gazetaren ruse Maria Ovsyanikova, pas ndërhyrjes së saj gjatë transmetimit të Dnevnik në Kanalin e Parë të televizionit shtetëror, ku mbante një poster kundër agresionit rus kundër Ukrainës.

Rusia filloi një pushtim të Ukrainës më 24 shkurt./RSE

Lini një Përgjigje

Osmani: Të bashkuar kundër atyre që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë

Të paktën 15 të vdekur nga goditja e raketave ruse në një bllok apartamentesh në Ukrainë