in

Pompeo ua uron shqiptarëve Ditën e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ua ka uruar shqiptarëve Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Pompeo ka shkruar se Shqipëria ka bërë përparim në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE, si edhe ndihmën që po jep Shqipëria për paqe dhe stabilitet, andaj SHBA do të jetë aleate e ngushtë e Shqipërisë.

Postimi i plotë i Sekretarit Pompeo:

Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.

Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID -19.

Lini një Përgjigje

Vjosa Osmani dekoron Rifat Jasharin me “Urdhrin e Lirisë”

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Janosh Huniadi u bashkuan në Prizren