Sipas raportit të policisë në 24 orët e fundit ka shqiptuar 806 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19. Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.
Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.
E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.