in

Policia në Ohio të SHBA-së vret një tjetër afro-amerikan

Shpërthen sërish zemërimi në SHBA pas vrasjes së një tjetër afro-amerikani nga forcat e policisë.

Ngjarja është raportuar në Ohio, ku forcat e policisë kanë vrarë një 47 vjeçar pranë shtëpisë së tij, i cili nuk ishte i armatosur.

Sipas të dhënave paraprake, policia kishte marrë një telefonatë për shqetësime në zonë pa specifikuar detaje të mëtejshme.

Ngjarja është filmuar nga një telekamera, ku shfaqet 47-vjeçari Andre Maurice Hill ndërsa bisedon me efektivët dhe në dorë ka telefonin e tij, i cili u qëllua pa paralajmërim.

Lini një Përgjigje

15 fluturime nga Baseli drejt Prishtinës vetëm gjatë së enjtes

Krishtlindje në pandemi, imzot Frendo: Shkëlqimi i kësaj feste nuk shuhet