in

Policia në kërkim të të dyshuarit pas vrasjes në Paris

Policia në Paris është vënë në kërkim të një personi të armatosur, pas të shtënave vdekjeprurëse përpara një spitali.

Një burrë në të 30-tat u vra dhe një roje e sigurisë u plagos.

Incidenti ndodhi të hënën pranë spitalit Henri Dunant, i cili po ashtu është qendër e vaksinimit kundër koronavirusit.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi e qëlloi burrin në kokë, përpara se të largohej me motor.

“Ishte një ekzekutim i vërtetë. Vërtet tronditëse”, i tha një dëshmitar gazetës Le Figaro.

Kryebashkiaku i qarkut 16 të Parisit tha se terrorizmi nuk duket se është motivi prapa sulmit.

Francis Szpiner shtoi se qendra e vaksinimit po ashtu duket se nuk ka qenë shënjestër.

Szpiner tha se roja e sigurisë, e cila u plagos rëndë, duket se është goditur nga një plumb qorr.

Prokurori i Parisit hapi hetime për vrasje dhe vrasje në tentativë.

Lini një Përgjigje

Basha: Turqinë e kemi aleat, por Shqipëria ka vetëm rrugën drejt BE-së

Vendimi që i dëmton më së shumti gastronomet