in

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Podujevë dhe një tjetër në Gllamnik

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se njësitë policore të Podujevës, në dy operacione të ndara, një në Gllamnik dhe një në Podujevë, ka arrestuar dy persona të dyshuar, për të cilët gjykata kishte lëshuar urdhërarrestimin.

“Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe janë realizuar 2 urdhëresa të gjykatës”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot policia e Kosovës në rajonin e Podujevës ka arrestuar të dyshuarin B. M, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë e gjykatës për vjedhje të rëndë), dhe -F.O mashkull,23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (urdhëresë e gjykatës për vjedhje të shërbimeve).

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, kashtuar se të dy personat e arrestuar në dy lokalitete të Podujevës, pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Lini një Përgjigje

MPJD: Qytetarët nga diaspora, me vendbanim në Kosovë, nuk kanë nevojë për testin PCR

Kosovë, 8 të vdekur dhe 223 raste pozitive me koronavirus