in

Policia dhe prokurori nuk inicuan asnjë rast pas heqjes së Gurit Përkujtimor

Guri për Pashke Markun është hequr nga pronari i tokës ku ishte vendosur. Ky gur qëndronte në një arë në Korenicë, në vendin ku kjo nënë shqiptare ishte vetëflijuar në vitin 2003, pasi iu gjetën trupat e pajetë të djemve të saj të vrarë gjatë luftës nga pushtuesi serb.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar se mbrëmë në orën 19:40 policia ka dalë në vendin e ngjarjes, pasi është pranuar informata se ky gur është zhvendosur.

“Aty është kuptuar se pronari i tokës kishte marr veprime që këtë gur ta largojë nga prona personale. Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona (pronari i pronës ku ka qenë i vendosur guri dhe disa familjarë të së ndjerës Pashke Marku). Palët nuk kanë deklaruar të kenë konflikt lidhur me këtë çështje”, ka theksuar Elezaj për RTK-në.

Ai tutje ka bërë të ditur se lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori  kujdestar, në konsultim më të cilin për momentin nuk është iniciuar rast.

Lini një Përgjigje

Hiqet guri përkujtimor i Pashkë Markut, reagojnë familjarët: As një gurë i hequr nuk mund ta zbehë sakrificën e saj

Polumbarët nxjerrin nga liqeni i Banjës trupat e 4 të mbyturve