in

Policia dhe Inspektorati inspektojnë lokalet dhe qendrat tregtare për respektim të masave

Policia e Kosovës dhe Inspektorati AUV, kanë inspektuar lokale afariste dhe qendra tregtare, për të shikuar nga afër se sa po zbatohen masat anti-Covid.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar në kontrolle dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të Qeverisë.

“Qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, andaj apelojmë që të respektohen masat anti-Covid”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Avokati i Popullit i Shqipërisë: Publikimi i të dhënave personale, akt i jashtëligjshëm

Plagosja në zyrën e PD/ Ky është personi që tronditi Kavajën