in

Policia arreston 11 persona për përplasjen me armë në Elbasan

Në një deklaratë për shtyp në lidhje me përplasjen me armë në Elbasan, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftoi se me urdhër të prokurorisë autoritetet kanë arrestuar 11 persona, teksa kanë shpallur në kërkim një tjetër.

Policia ka arrestuar:1. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;2. Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;3. Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;4. Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;5. Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;6. Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;7. Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;8. Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;9. Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;10. Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;11. Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Gjatë fjalës së tij, Veliu u shpreh se në vendngjarje nuk janë gjetur materiale zgjedhore. Sipas kreut të policisë struktura për mbrojtjen e votës nuk është ngritur në përputhje me ligjin, i cili thotë se vetëm policia ka atribute për të ndaluar, kontrolluar dhe ruajtur rendin.

Për ngjarjen e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, policia ka bllokuar nga qarkullimi makinën e Met Dafllakut, një fuoristradë tip “Mercedes Benz” pa targa, – pretenduar nga PD se po mblidhte karta identiteti dhe po shpërndante para për blerjen e votave, – dhe tre furgonë të së ashtuquajturës “Struktura për Mbrojtjen e Votës” të PD-së.

Gjithashtu është bllokuar nga qarkullimi edhe një veturë tip “Mercedes-Benz” me targa AB 010 CC, me të cilin dyshohet se ka lëvizur Kelmend Xhaferri, teksa Paplekajt i është sekuestruar pistoleta tip “Glock”.

Në vendngjarje policia tha se janë pikasur 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetrash, teksa të arrestuarve u janë marrë edhe celularët.

Lini një Përgjigje

Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të drejtë ta sekuestrojë

“Topa me 50-çe”, gjenden para në makinën e bllokuar nga demokratët në Dibër