Sherif Ramabaja
Gjatë është pritur kjo ditë. Rusisë rënja ti vie nga brenda. Perëndimi ishte dhe e ndihmonte me armatime Ukrainën, por me rezerva të mëdha. Frika ekzistonte te shpërthimi i konfliktit atomik, që do ta paralajmëronte edhe fundin e botës.
Perëndimi e priste me padurim konfliktin e brendshëm rus, në mënyrë që ndryshimi në Rusi të vinte nga vetë populli.
Ky rast pra po afrohet. Lideri i Wagner i shpalli luftë kreut ushtarak rus dhe me këtë edhe Putinit.
Perëndimi tash e tutje duhet të përgatitet për një proces tjetër, i cili aspak nuk do të jetë i lehtë.
Pyetja është se si do të zhvillohet lufta për pushtet. Një luftë civile do të ishte një tragjedi tjetër për Rusinë.
Me rënjen e Putinit priten edhe lëvizje të tjera në arenën ndërkombëtare. Lëvizja që më së shumti u intereson shqiptarëve është se si do të zhvillohen ngjarjet në Ballkan dhe si do të rrjedhin ato.
Kryesisht me rënjen e Putinit pritet që në Ballkan tensionet të qetësohen, duke u detyruar Serbia që ta pranoi realitetin në Kosovë.
Rezistenca e Serbisë pritet që të dobësohet, sepse me rënjen e Putinit edhe Vuçiqi do t´i kishte ditët e numëruara.
Kosova e cila momentalisht është e ngulfatur nga të gjitha anët, duhet që ta marr veten shpejt dhe të riorganizohet për një marrëveshje të re. Marrëveshjet e më parshme duhet vënë në pikëpyetje, kur të analizohen rrethanat në të cilat janë arritur ato.
Me rënjen e Vuçiqit, shtrohet pyetja se çdo të ndodh me Piktorin dhe Ballkanin e tij të hapur? Ndërrimi i gëzofit, do të jetë vështirë që do ta ndihmoi.
Për këtë do të gjykojnë shqiptarët brenda shtetit amë, por një është e sigurt: ai do të izolohet nga Kosova dhe kudo që janë shqiptarët jashtë shtetit amë. Dënim më të madh për te nga çështja morale nuk mund të ketë, kurse nga ana juridike ekzistojnë organet e drejtësisë, në mënyrë që ta vlerësojnë se si dhe në çfarë mase e ka dëmtuar çështjen kombëtare.