in

Plani serb për shfarosjen e shqiptarëve në vitet 1994-1999 (2)

Rikolonizimi i Kosovës ishte aktualizuar, për të siguruar para nga buxheti I RSFJ-së, e për t`i kthyer për herë të DYTË apo të TRETË, këtë kastë udbëske si kolonë në Kosovë. Po ashtu filloi edhe armatimi i kolonëve serbë.

Prof. Dr. Hakif Bajrami

Në ato raporte-direktiva komuniste, kryesisht figurojnë trillime të nivelit të ulët, për ta rikrijuar sërish KASTËN e DAHINJVE të kohës kralit dhe “vaktit” rankoviqist e pse jo edhe titist, sepse Tito i ka pasur në informatë të gjitha sjelljet e tyre nga Fadil Hoxha më 1967. Rikolonizimi ishte aktualizuar, për të siguruar para nga buxheti I RSFJ-së, e për t`i kthyer për herë të DYTË apo të TRETË, këtë kastë udbëske si kolonë në Kosovë, që ishin mësuar të rrinë nëpër kafene dhe shqiptarët pronën e tyre tokësore ta punojnë përgjysmë. Jo vetëm kaq, kjo kastë në saje të qëndrimit partisë dhe pushtetit ushtarako policor jetonte duke akuzuar njëherit shqiptarët, se me “presionin ndaj tyre”, që janë vetëm gjallë, dhe prapë me fajin e shqiptarëve, ata po e shkaktojnë këtë “fenomen të papresedencë” në Evropë, tri herë të kolonizohet e tri here të arratiset dhe prapë me beneficione duan të kthehen. Dhe u kthyen sidomos pas 23 marsit 1989, masivisht. Është trishtuese pozita e tyre. Ata po vinin me një SHINOBUS, sidomos të dielave nga Serbia në Kosovë. Në atë shinobusë bartnin derra, pula, pata, qepë hudhra, raki, paçavra, miell, misër për derra. PO të ishe në atë shinobus, ishte tmerri i kësaj bote nga ulërima e derrave dhe viçave, rakisë dhe hudhrave, sepse INFLACIONI ishte për 4 800%. Po, e dinë tërë bota që Milosheviqi po emitonte para nga letra e gazetave, sa që një bankënotë i kishte 35 zero. Madje aty kah mesi i majit 1994 TRE thasë qepë kishin rënë në binar afër stacionit Lupçi i Ulët. Fshatarët shqiptarë në ata thasë kishin gjetur kallashnikovë, që në pjesën e epërme ishin mbuluar me një sanë të dendur, por edhe për rreth ishin maskuar me lloj kashte të elbit. Kjo do të thotë se Milosheviqi çdo shtëpi serbiane në Kosovë e kishte kthyer në bunker armësh, shumicën e të cilave neokolonistët i shitnin në tregun profitabil shqiptar.

Akuza të trilluara për dhunime edhe të murgeshave!

Dhe, për ta “standardizuar” këtë kaos asimetrik serbian, dhe shpikje profesionale të KOS-it ushtarak, KOS-it kishtar, LKJ-së së militarizuar e cila më 1983 i krijoi brigadat dhe batalionet ushtarake, sikur të ishte parti naziste dhe organizatë terroriste, që vetë thyenin varre, dhunonin murgesha “natën”, dhe akuzonin rininë shqiptare ditën, që djali dhe nëna e vrasin babën-burrin, dhe e akuzojnë shqiptarin dhe gjyqet komuniste të jugoskandikëve me vendim e pushkatojnë shqiptarin pa asnjë provë. Madje, kjo shtresë kolonësh do të organizojë “dhunime” të murgeshave, kinse nëpër manastire, të cilat vetëflijohen për propagandë; madje ia “qorrojnë” sytë në murale Shën Savës, shih nëpër kisha, e duke mos e ditur OPINONI se serbët me sy të sëmurë, kishte dy shekuj që kërkonin ILAÇ nga ata “sy të Savës që i vëllai e verboi”, e nevojtari duke i prekur kërkonin “shërim”, e nga të prekurit e shumtë, muralet ishin amortizuar, por faji u mbetej “irredentistëve shqiptarë”. Turp më i ndytë nuk ka mundur të hidhet në media 1981-1999. Madje, vetëngulja e njëfarë të sëmuri manjakodepresiv, që quhej Gj. Martinoviq, aq iu kushtua rëndësi, saqë njëmend për dahinjtë serbianë me ato para do të ndërtoheshin nja dy fabrika. Dhuna, po të lexohen raportet javore për nevoja të “KTHIMIT” të serbëve dhe malazezëve, tregon edhe për një detyrim që e ushtronin edhe udbashët shqiptarë, saqë i detyrojnë të rinjtë me dhunë, t`i pranojnë si të “vetat” ato “vepra penale”. Tragjedia është më tragjike, se udbashët shqiptarë e kanë ditur fare mire se kush po i kurdiste ato akte të liga, të inskenuara me kujdes nga pushteti i partisë që po kalbej në mykjen e vet kanceroze.

Programi shovinist jugosllav për Kosovën

Çështja e “krimeve” dhe shpërnguljes së serbëve nga Kosova në vitet tetëdhjetë të shekullit XX, pati shkuar aq larg saqë Kuvendi Federativ më 1987-88, do të përpilojë: “Programin Jugosllav për Kosovën”. Ky program është një “Naçertani” e dytë, me 92 detyra konkrete. Ky Program që e obligonte tërë Jugosllavinë të ndihmojë në SERBIZIMIN E KOSOVËS, njëherësh ishte një dritare e re për të mësuar popujt e tjerë se Serbia po i rrezikonte edhe ata. Pra kjo kastë banditësh, kolonë të kralevinës dhe të titizmit serbian, e kanë futur në obligime të mëdha politike çdo pushtetar serbian, nga ajo kohë, e deri më sot, të paktën ta mësojë industrinë e rrenave. Ky serbizim i programuar, kishte të bënte me kthimin e tokave të kolonizuara dikur, pra që kishin qenë në duar të ish kolonëve, t’u kthehen pronat e fituara me dhunë dhe të shitura pa asnjë dhunë, por me motiv se nuk e duronin njëfarë barazie, si udbashët me duar të përgjakura, ashtu edhe të gjithë të tjerët në cilësinë e kolonëve brenda shtetit, plus edhe nga ata te të gjitha anëve të botës, siç kishte ngjarë në Maqedoni 1954-1957.

E vërteta, pas 23 III 1989, në Kosovë u kthyen me dhjeta mijëra të tillë, duke ua grabitur në rend të parë vendet e punës shqiptarëve të përjashtuar. Kjo shtresë që do të avancohet në fuqi ‘qiellore historike’ serbiane, do të gjendet për një kohë e aktivizuar edhe në krimet monstruoze në Kroaci, sidomos gjatë viteve 1990-1993, e në vijim në Bosnje, për të mbaruar më Konferencën e Dejtonit, më 1995. Atëbotë u krijua një Republikë Serbe, pa qenë krijesë e tillë kurrë. Madje, kjo krijesë neokoloniale mund të quhet “Republika e gjenocidit”, që është zbatuar në Srebrenicë dhe më gjerë në BESË (mbrojtje) të KS OKB-së!!!

Po ata kriminelë, që u larguan nga Kroacia dhe Bosnja më 1995, duke i shoqëruar njësitet e SPS (Socialistiçka Partia Serbie-Milloshi-Ivica Daçiqi), SRS (Srpska Radikalna Stranka-Shesheli- A. Viçiqi), SSJ (Stranka Srpskog Jedinstava-Arkanit), që të tri formacionet politike dhe ushtarake, do të inkuadrohen edhe në krimet monstruoze në Kosovë, me qëllim të serbizimit. Kështu, më 1994, ky trekëndësh politik nazifashist, do të vihet në ofensivë në frontin antishqiptar nën “kulmin” e S. Milosheviqit. Të tri programet politike të tyre, faktojnë dokumentet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front vrasës politik dhe fizik, antishqiptar. Ja faktet: Më 1994 do të përpilohet dokumenti “ Kako vratiti Kosovo i Metohiju Srbima”(Si t`u kthehet Kosova dhe Metohia Serbëve”), pra jo edhe malazezëve.

Intensifikimi i segregacioni dhe aparteidi afrikan në zemër të Evropës 

Programi i përbashkët i akuzon Kroatët dhe Sllovenët (eksponetet e tyre), për bashkëfajtor të pozitës serbiane në pushtetin titisto-rankoviqist, e që të dytë si në orkestër vranin e “kthjellnin” shqiptarë, për dy dekada, pa asnjë përgjegjësi. Tash, më 1994, pasi që shqiptarët ishin larguar nga çdo lloj pushteti, duhej akuzuar se “shqiptarët kanë krijuar parlament, qeveri, shkolla, gazeta, dhe para të veta, (e ka fjalën për markën gjermane). Në programin e fuzionuar, thuhet në vijim se shqiptarët nuk e pranojnë shtetin e Serbisë, si të tyre; nuk shërbejnë në ushtri (për të vrarë jo serbë kudo nëpër ish-Jugosllavi, sepse Miloshi dhe këta kriminelë e planifikonin se pasi që ta serbizojnë Kosovë, ta vazhdojnë zanatin në serbizimin e Maqedonisë, kuptohet me lehtësi, sepse kisha këtë ua garantonte (Patriku Pavle), sepse populli ishte nën juridiksionin e KOS-it. Shqiptarët thuhet në program nuk paguajnë tatim ( e paguanin të gjithë), nuk pranojnë programet shkollore, u larguan nga shkollat vetë (jo-hb), i marrin pensionet (jo), i marrin ndihmat sociale (kurrë jo), e kanë shërbimin shëndetësor falas (jo edhe ky pohim cinik është rrenë serbiane).

Për ta bërë Kosovën si vendin ma të varfër në Evropë, fuzionuesit e programit nxorën konstatimin se: “kapitali në Kosovë është 95% në duar të shqiptarëve”. Këta përpilues monstrumë e nxorën “faktin” se kush ka kapital ai ka edhe pushtet. Në fakt me këtë koncept, programuesit e serbizimit të Kosovës (1988-1999) parashikonin ta mbajnë militarizmin e Kosovës në gjendje kujdestarie edhe përtej kufijve, duke sjellë mercenarë nga të katër anët e botës, duke synuar për pesë vite ta serbizojnë Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, si shembulli i Sanxahkut Nishit më 1877, për çka një dokument serbian thotë: “Kur kemi hyrë në lokalitetet e Sanxhakut Nishit, në dhjetor 1877, nuk kemi gjetur njeri të gjallë, saqë as emrat e katundeve nuk i dinim, sepse nuk kishte njeri të na i tregojë. Të gjithë arnautët, ose ishin vrarë ose ishin larguar me dhunë nga shtëpitë”. Këtë shembull e donin serbianët më 1989-1999 të përsëritet, sepse kishin provuar edhe më parë më 1912-1966.(vijon)

 

Lini një Përgjigje

Rrëfimi i një viktime seksuale të luftës nga Mitrovica

Bob Dylan i shet të drejtat për të gjitha këngët e tij