in

Plani i Gjermanisë për zgjatjen e jetës së centraleve bërthamore

REUTERS

Ministrat gjermanë për Ekonomi dhe Ambient, kanë hartuar një draft-dokument për të zgjatur jetën e tri centraleve të mbetura bërthamore në këtë shtet, deri më 15 prill të vitit 2023.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka urdhëruar ministrat që të punojnë në kornizën ligjore për të mbajtur centralet operacionale.

Ekonomia më e madhe e Evropës pati planifikuar mbylljen e centraleve deri në fund të këtij viti, mirëpo Scholz tani është duke shtyrë përpara zgjatjen e afatit, pas krizës me energji që ka nxitur lufta e Rusisë në Ukrainë.

Çfarë ka përpara Qeveria?

Pas ndryshimeve në Aktin Atomik të Energjisë, që parasheh zgjatjen e jetës së centraleve, draft-ligji duhet të kalojë përmes kabinetit, dhe të tria partitë e koalicionit duhet të pajtohen me të.

Ky dokument më pas duhet të miratohet edhe në të dyja dhomat e Parlamentit deri në fund të muajit nëntor.

Partia liberale, FDP, ka bërë thirrje për të mbajtur të tria centralet aktive deri më 2024, derisa Partia e Gjelbër ka insistuar që vetëm dy centrale të mbahen rezervë deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

Vendimi i Scholzit konsiderohet kompromis në mes të kërkesave të të dyja partive, ndonëse FDP, për dallim nga Partia e Gjelbër, e konsideron vendimin e Qeverisë si fitore politike.

Kompanitë që menaxhojnë këto centrale bërthamore janë: E.ON (Isar 2), RWE (Emsland) dhe EnBW (Neckarwestheim 2).

Me një kapacitet prej 4.2 gigavatësh, këto centrale përbëjnë 6 për qind të energjisë elektrike të Gjermanisë, dhe sipas ligjit, ato duhet të mbyllen në fund të vitit 2022.

Vendimi për mbylljen e tyre është marrë pas katastrofës bërthamore të vitit 2011 në Fukushima.

Secila zgjatje kërkon ndryshim të ligjit.

E.ON ka thënë se ka mjaftueshëm staf për të mbajtur centralin në punë, sepse disa punëtorë janë pajtuar që të shtyjnë skemat e pensionimit të hershëm, ashtu që të ofrojnë ndihmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

“Europa kopsht, bota xhungël”/ Borrell kërkon falje për batutën

Dronët kamikazë iranianë që terrorizojnë qytetet e Ukrainës