in

Pfizer/BioNTech dalin me njoftimin e rëndësishëm

Rezultatet e testeve klinike të vaksinës anti-COVID nga Pfizer/BioNtech kanë treguar se është 100 për qind efikase si dhe tolerante në moshat e reja nga 12 deri në 15 vjeç.

Pfizer/BioNtech po planifikon të përditësojë të dhënat në Agjencinë Amerikane për Ushqim dhe Barna, me qëllim që të zgjatet autorizimi për përdorim emergjent të dy dozave.

Në fazën e tretë të testimit, nga 2,260 pjesëmarrës të moshës 12 deri në 15 vjeç në Shtetet e Bashkuara, vaksina ka nxitur prodhimin e antitrupave vetëm një muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Pfizer/BioNtech ka shtuar se efektet anësorë tek adoleshentët ishin të ngjashme me ato të 16-25-vjeçarët. Efektet më të shpeshta anësore përfshijnë dhimbje në vendin ku është marrë vaksina, temperaturë dhe lodhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

AstraZeneca nuk bart rrezik specifik

Merkel dhe Macron interesohen për vaksinën ruse Sputnik V