Kaelah Marlow, 19-vjeçare nga Zelanda e Re, e mbyti peshkaqeni i madh i bardhë që tërhoqi trupin e saj në thellësi.
Marow ishte duke notuar në Waihi Beach të enjten, kur u kap nga një peshkaqen. Notarë të tjerë dëshmuan skena të tmerrshme, ndërsa njerëzit bërtisnin në panik.
Halla e vajzës, Kylie French, i tha medias se e gjithë familja ishte në shok.
Kishim dëgjuar për sulme peshkaqenësh, por kurrë nuk menduam se dikush që e dinim mund të vritej. Ajo ishte një vajzë e ëmbël dhe argëtuese gjithmonë e gatshme për veprim dhe të qeshura.Shpëtuesit reaguan menjëherë dhe nxorrën 19-vjeçaren nga uji, një ambulancë mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, u përpoq ta ringjallnin, por viktima nuk shpëtoi.Dëshmitari Elliot Hall tha se viktima po notonte drejt dallgëve kur ajo filloi të bërtiste. Ai shtoi se ambulanca e ringjalli atë për rreth 20 minuta ndërsa familja e saj u mblodh rreth tyre.Pas tragjedisë, notarë të tjerë u urdhëruan të dilnin nga deti dhe një helikopter shpëtimi u ul në plazh.Një tjetër dëshmitar okular tha se peshkaqenë ishin parë në zonë dhe ishte vetëm çështje kohe para se të ndodhte tragjedia. Vendasit tregojnë se nuk është e pazakontë të shohësh peshkaqenë, por që ata zakonisht nuk janë të rrezikshëm për notarët.- Është e pazakontë. Mijëra njerëz notojnë këtu në këtë kohë. Si rregull, nuk duhet të keni frikë nga peshkaqenët. Kjo është tragjedi – tha China Scollay, raporton Mirror.Pasi trupi i vajzës së re u mor nga plazhi, vendasit u mblodhën dhe i bënë homazhe viktimës duke hedhe lule. Policia tha se ky ishte sulmi i parë fatal i peshkaqenit në Zelandën e Re në tetë vjet.Nga rruga, Waihi Beach është një nga plazhet më të sigurta për të notuar në Zelandën e Re