in

Pesë televizione me frekuenca nacionale po e transmetonin paraqitjen e Vuçiqit para mediave

Shkruan: Idriz Morina

E tmerrshme, pesë televizione me frekuenca nacionale po e transmetonin drejtpërdrejt paraqitjen e Vuçiqit para mediave. Madje njëri prej tyre T7, s’ka transmetuar fare asgjë gjatë ditës për luftimin e policisë së Kosovës, të grupit shtetëror terrorist të Serbisë, pasi ato forca vranë dhe plagosën dy policë shqiptarë.

Vuçiqi është president i Serbisë, dhe këto mediat, po e trajtojnë në frymën e Kushtetutës serbe, siç e trajton ajo Kosovën.

Vuçiqi nuk bën gjë tjetër, përveç se përligj sulmet terroriste ndaj Kosovës, vrasjen e policit Afrim Bunjaku, në detyrën e tij, ndërsa mundohet ta shfajësojë kishën serbe, për përfshirjen e përhershme në krime, vrasje masive të shqiptarëve dikur, dhe miniminin e shtetit të Kosovës sot, edhe me armatim!

Madje, edhe raportimet për konferencën e tij, duhet të përcillen me komente të drejtpërdrejta, dhe jo të përçohen masivisht dhe dhunshëm mesazhet tek shqiptarët! Aq më tepër që sot, ishte një fitore e dyfishtë, prej kohës e arritur, ku u vranë së paku tre sulmues terrorist apo katër për një polic shqiptarë, ndërsa në të gjitha ballafaqimet tjera kemi dalur humbës dhe jemi fajësuar nga bashkësia ndërkombëtare. 

Kësaj here sot ishte edhe një fitore diplomatike! Kjo për disa media e shpjegon jo vetëm jo profesionalizmin, por edhe subordinimin e madje për disa edhe lidhjet direkte me Serbinë!

Lini një Përgjigje

Familja e policit të vrarë: Ai u vra në mbrojtje të integritetit të vendit

Kurti: Policia ka konfiskuar qindra armë dhe municione, operacioni vazhdon