in

Pervjetori i operacionit famekeq “Fluturimi i shqiponjes”

 Malësori Prënkoçaj

Sot eshte pervjetori i operacionit famekeq “Fluturimi i shqiponjes”,ku Mali i Zi i pavarun e arrestoi grupin prej 18 shqiptareve te Malesise,me akuze “terorizem dhe veprime anmiqesore ndaj shtetit”.

Operacione keto te ngjajshme sikur atehere kur shteti Jugosllav i arrestonte e i torturonte shqiptaret e Kosoves! Ky shtet malazez i cili u pavaresua fale votave e ndihmes se shqiptareve e boshnjakeve, ua ktheu shqiptareve te miren ne kete menyre!? I moren e i ndane:burrat prej grave, babat prej femijeve, djemte prej prinderve te moshuar…i torturuan,i fyen ne baza nacionale, i denuan me burgje te randa sllave!!!

Nder materiale qe u nzune si prove kunder tyne, policia malazeze e pat marre edhe flamurin shqiptar,si deshmi per “terorizem” per shqiptaret e arrestuar. Prej te njejtit flamur shqiptar,disa vite ma vone, shteti malazijas kerkoi ndihme per t’u pranuar ne aleancen e NATO-s, kur u deshte edhe vota e shtetit shqiptar pro pranimit te Malit te Zi ne aleance, ku Shqipnia ishte antare.

Te gjitha keto ndodhen kur ne pushtet ishin ata malazeze qe ishin pro pavaresise dhe kunder bashkesise me Serbine!! Te gjitha ndodhen nen flamurin e Knjaz Nikolles,atij flamurit qe disa prej shqiptareve e valevisin bile me admirim te madh,dhe e postojne neper rrjete sociale! 

Burrat tone dolen faqebardhe, qendruan faqebardhe ne gjygj e ne burg! Me qendrimet e tyne e nderuan Malesine e mbare kombin shqiptar! Ju e nxorret ne shesh shovinizmin malazez ne kohen e “demokracise” e pavaresise se tyne! E nxorret ne shesh urrejtjen patetike te sllaveve bile edhe te gjeneratave te reja,qe kane per shqiptaret,bile edhe te atyne qe na shtihen si miq,e si anti-serb!!! 

Per mua ishi dhe do te mbeteni heroj gjithmone! Ju paste kombi!!!

Vendi me shumicë myslimane që po i ndalon mjekrat e gjata

Piktori pas kritikave për heshtjen e tij mbi Kosovën