in

Përplasje agjencish të inteligjencës dhe skandale në AKI

Rrjeti Sovjetik i spiunazhit as është zbuluar e as s’është demtuar ndonjëherë në Shqipëri. Çështja e Kosovës e ka ringjallur dhe ripërtërirë, me siguri, atë”(rrjetin rus).

Ramazan Bekteshi

Me kërkesë të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Ministria e Punëve të Jashtme ka shpall persona “non grata” dy zyrtarë të Rusisë, që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, është një zhvillim i mirëpritur e pozitiv, i domosdoshëm dhe inkurajues, dhe në vije me zhvillimet e NATO-s kohët e fundit, dhe me aktivitetet ilegale ruse gjithandej Evropës si dhe në Ballkan. 

Pra, është një hap kundër ndikimit rus në Kosovë, dhe njëkohësisht konsolidimit të agjencisë që merret me çështje sigurie të vendit tonë.E menjëhershme ishte paraqitja e ish MPJ M. Haradinaj, pas reagimit rus, duke e bërë valid një fakt pa vlerë duke postuar një mesazh në Twitter: “Nëse Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pse kjo notë verbale më 27 nëntor të vitit të kaluar iu adresua ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe jo UNMIK-ut?” Pra, ish Ministrja e PJ Haradinaj, ka harruar se Rusia është në gjendje të bëje diçka të vogël si kjo ( Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo) për të marr diçka të madhe, ajo harron se atëherë kryetar ishte Thaçi dhe KM Hoti të joshur si të mbajnë pushtetin derisa rusët punonin lirshëm si në shtëpi të vet. 

Fatmirësisht, ato aktivitete ilegale që cenonin sigurinë e shtetit i ndali presidentja, tani.Ka kohë që flitet në qarqet e inteligjencës, se Shkupi, Prishtina dhe Tirana janë “parajsa” për veprim të këtyre agjencive dhe kjo për disa arsye: Shtetet përkatëse ballkanike s’i kane të zhvilluara profesionalisht agjencitë e tyre të inteligjencës, janë shtetet më të varfra të Evropës, andaj edhe rekrutimi i agjentëve në këto vende është i dëshirueshëm nga vendasit, me bollëk dhe i lire duke përfshirë këtu edhe infiltrimin e agjenturave të tyre në agjencitë vendore. Agjencitë e huaja vendosen në këto vende ballkanike me emërime legale, qoftë edhe duke regjistruar edhe afarizëm, por me detyra specifike të inteligjencës në interes të vendeve të tyre dhe në dëm të vendeve nikoqire.Shqipëria (agjencitë zbulim, kundërzbulim) nuk mbahet në mend të kenë zbuluar ndonjë aktivitet ilegal sinjifikativ të huaj që ta marr veshtë qytetari i rëndomte që nga koha e komunizmit dhe me të drejtë ankohet edhe Kadare në ditarin e tij ‘Ra ky mort e u pame’. Ai thotë “… Ka edhe më keq ndërmjet ushtarakëve nga Shqipëria, mund të jetë futur agjentura ruse. 

Rrjeti Sovjetik i spiunazhit as është zbuluar e as s’është demtuar ndonjëherë në Shqipëri. Çështja e Kosovës e ka ringjallur dhe ripërtërirë, me siguri, atë”(rrjetin rus).Në Kosovë, pas pavarësisë zbulimi i inteligjencës (cilës) që bëri buje është eksplodimi më datë 14 Nëntor 2008, i një mjeti shpërthyese që u hodh në oborrin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) të drejtuar nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Pieter Faith, e që Agjencia France-Presse (AFP) qe ndër të parat të raportoj lajmin. Prezenca e EULEX-it në Kosove nuk përfshinte edhe njohjen e pavarësisë që ia shohim sherrin edhe sot e kësaj dite për shkak të paaftësisë së politikanëve shqiptar.Për këtë shpërthim në Eulex në fillim u burgosën tre agjentë gjerman të BND-së si të dyshuar për eksplodimin, por më vonë u liruan për shkak mungesës së fakteve. Gazeta Bild sulmin me bombë e quajti “Vepër e një fraksioni anti-BE të kosovarëve”. 

Një grup i panjohur shqiptar i quajtur “Armata e Republikës së Kosovës -ARK” e mori përgjegjësinë e shpërthimit por as nga kjo nuk doli gjë. Atëbotë flitej, spekulohej, se agjencia franceze e inteligjencës DGSE i zbuloi agjentët gjerman për ti komprometuar. Megjithatë, njerëzit e brenda Eulex-it “dyshojnë për një intrigë politike të Ballkanit”.Kohët e fundit disa skandale kanë ndodh në AKI: Ditë më parë është arrestuar një ish-punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimin se ka zbuluar informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”,  “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”,  “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara”, dhe “Fotografimi dhe inçizimet tjera të paautorizuara” etj. që Prokuroria Themelore në Prishtine i kualifikon si vepra penale të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Në një rast tjetër, citoj: “Një hulumtim i Paparacit ka zbuluar skandalin më të madh të përfshirjes së AKI-së, Prokurorisë në veprime që rrezikojnë rëndë sigurinë juridike në Kosovë. Ish-prokurori special, Sylë Hoxha në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë në këtë skandal. Dëshmitë e tyre janë bërë sebep që ish-presidenti, Hashim Thaçi ta akuzonte Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri  Popullit””. (Lexoni shkrimin e Paparacit ne detaje te V. Kajtazi).

 Ky skandal ka një qasje të ngjashëm si Komunikata 59 e sajuar gjatë luftës për luftëtarin e orëve të para, Gani Gecin.Shkarkimi i Vlora Hysenit: V. Hyseni ishte emëruar zv.drejtoreshë e AKI-së në shkurt të vitit 2019 me mandat pesëvjeçar nga Thaçi dhe Haradinaj. Nga Zyra e Kryeministrit është njoftuar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë marrë vendim për shkarkimin e Hysenit. “…

Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar…” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.Për çudi, Kryeministri Edi Rama pas shkarkimit në Kosovë e emëron si këshilltare Vlora Hyseni, ish-zëvendës drejtuesen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, që s’është as etike karshi Kosovës që të punosh me dikend që është shkarkuar nga Kryeministri. Ky gjest i ulët i Ramës është i paprecedent dhe len për të dyshuar për lidhjet e tij me Vuçiqin dhe rolin e tij për shkëmbim kufijsh në përkrahje të Thaçit. Kjo është edhe një pabesi e Ramës ndaj Kosovës dhe për këtë Kurti është dashur të bisedoj/protestoj në mënyrë interne ose publike sepse është një çështje e ndjeshme. Reformimi dhe profesionalizimi i AKI-së duhet të jetë prioritet mbi prioritete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Po nuk shkrove, kot udhëtove!

Vuçiqi Kurtit: Ti mi vare teneqet, unë po t´i vari dorëzat!