in

Përplasen trenat në Indi, 120 të vdekur dhe 850 të plagosur

Më shumë se 120 persona kanë humbur jetën dhe 850 të tjerë janë plagosur në një përplasje mes dy trenave në Odisha, shtetin lindor të Indisë. Më shumë se 200 ambulanca u dërguan në vendngjarje. Një tren pasagjerësh mendohet se ka dalë nga shinat para se të goditej nga një tjetër në shinat ngjitur.

Duke folur me gazetarët në vendin e përplasjes, zyrtari i Shërbimeve të Zjarrfikësve, Sudhanshu Sarangi konfirmoi gjetjen e 120 trupave të pajetë. Ai paralajmëroi se shifrat “mund të rriten” deri në kontrollin e të gjithë vagonëve të përmbysur. Më shumë se 100 mjekë janë mobilizuar. Përpjekjet e shpëtimit sipas tij janë maksimale.

Kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte i shqetësuar nga incidenti dhe mendimet e tij ishin me familjet e viktimave. Një i mbijetuar tha se “10 deri në 15 njerëz ranë mbi mua kur ndodhi aksidenti dhe gjithçka u përmbys. Unë isha në fund të grumbullit. Unë u lëndova në dorë dhe në pjesën e pasme të qafës. Kur dola nga vagoni i trenit, pashë dikë që kishte humbur dorën, dikush kishte humbur këmbën, ndërsa fytyra e dikujt ishte e shtrembëruar” – tha i mbijetuari.

Besohet se disa vagona kanë dalë nga shinat dhe kanë përfunduar në anën e kundërt. Një tjetër tren më pas mendohet se ka goditur vagonët e përmbysur. Zyrtarët indianë thanë se edhe një tren mallrash – i cili ishte i palëvizshëm në vend – ishte gjithashtu i përfshirë në incident. Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë do t'i shtohet bukuria me vënien në funksion të kumbonarës së dytë

30-vjeçari vret të dashurën 7-muajshe shtatzanë