in

Përleshje mes tifozëve, të paktën dy të vdekur dhe 60 të plagosur në stadium

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 60 të tjerë janë plagosur në një rrëmujë, në një stadium në Basra, në Irakun jugor.

Përplasja ndodhi jashtë stadiumit Jaza’a Al Nakhla, përpara finales së Kupës së 25-të të Gjirit Arabik, njoftoi Agjencia irakiane e Lajmeve (INA). Ekipet mjekësore konfirmuan se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike.

Iraku dhe Omani janë kualifikuar në finalen e turneut, me tetë ekipe, i cili filloi më 6 janar. Gjashtë skuadrat e tjera ishin Katari, Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

Ka pasur disa incidente në turne, duke përfshirë një aksident rrugor të hënën që mori shtatë jetë njerëzish dhe plagosi 30 persona që ishin nisur për të ndjekur një ndeshje gjysmëfinale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Aktori Ndriçim Xhepa kundër “Big Brother”: Jep një frymë shumë të keqe, një sens antiqytetar, antikulturor dhe antinjerëzor për Shqipërinë

Grenell: Unë nuk kam negociuar për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi