in

Përgjigja për Putinin duhet të jetë e ashpër

Nga Jacques Schuster Kryeredaktor

 Nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Sulmet me helm, vrasjet e agjentëve, luftërat: Vladimir Putin bën atë që dëshiron. Nëse Berlini shikon në heshtje dhe nuk vepron, Moska po vendosë kundër-sanksione. Kjo duhet të marrë fund – si fillim do të ishte lamtumira për Nord Stream 2.

Pra nuk duhet të durojëmë që Moska të na vallëzoj rreth hundëve. Përkundrazi, është koha të themi qartë: marrëdhëniet gjermano-ruse janë më të ftohta se kurrë, që nga fundi i Luftës së Ftohtë . Do të bëhet më  edhe më mirë kuptohet për Rusinë, vetëm nëse Berlini bën atë që Moska dëshiron: të heshtë, çdo provokimi ti përgjigjet me butësi, të shoqërojë sjelljen e madhe të Moskës në mënyrën e një këshille të një terapeutisti dhe përndryshe të këndojë këngën e vjetër për partneritetin e sigurisë, sipas motos: Vladimir Putin është i tillë dhe ashtu dëshiron ai.

Pra, kështu është me të vërtetë Presidenti rus. Kjo është arsyeja pse ai  anëtarët të opozitës në Evropë si Sergej Skripal në Britaninë e Madhe ose Selimchan Changoschwili në Kleiner Tiergarten në Berlin i likfidon. Kjo është arsyeja pse ai ashtu vepron në Krime në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe po zhvillon ende sot luftë në Ukrainë.

Marrëdhëniet gjermano-ruse do të qëndronin në pozitë më të mirë, nëse Berlini vendos vërtet t´i përtypë frazat e vjetra të politikës, për hirë të deskalacionit. Por pyetja mbetet: Çfarë do të arrinte me këte? A do ta bënte Evropën më të sigurt? A do të ishte në përputhje me interesat gjermane dhe evropiane? Përvoja tregon se mosreagimi dhe lejimi në heshtje ka një efekt gjallërues mbi të gjithë sundimtarët autoritarë dhe totalitarë si një afrodiziak.( Mjet për të stimuluar dhe rritur shtytjen seksuale dhe potencën)  Ajo inkurajon personalitete siç janë Putini, të marshojnë përpara me kapele çeliku, pavarësisht nga fqinjët dhe rregullat ndërkombëtare.

Tani mikpritësi nga Kremlini duke u trimëruar madje ka vendosur sanksione ndaj Berlinit dhe disa shteteve evropiane, në mënyrë që të mos protestojnë dhe pranojnë përpjekjen për vrasje të Alexei Navalny. Reagimi i  tillë i Moskës pritej. Për vite, Rusia i ka dhënë perëndimit suxhukun fyes të mëlçisë, sa herë që Perëndimi guxon të akuzojë krimet e saj, të tilla si vrasjet me kontratë.

Përgjigja për këtë duhet të jetë përfundimisht e ashpër. Si mund të mbështetet një projekt i madh gjermano-rus që u kontraktua më pak për arsye ekonomike sesa për arsye politike, kur njëri prej partnerëve vepron si sëpatë në pyll? Nord Stream 2 duhet të braktiset nga qeveria federale. Tërheqja do të forconte Evropën dhe do t’i tregonte Rusisë së Putinit se, politikat e tij agresive mund të kenë gjithashtu pasoja të dhimbshme.

Lini një Përgjigje

Trump fali mercenarët që vranë civilë dhe dyshen që mashtruan në fushatë

Presidenti Steinmeier: Drita në fund të tunelit po bëhet më e fortë