in

Perëndimi po e ndërron kursin ndaj Ukrainës, sinjal që Kosova të punoj në shpërbërjen e Serbisë

Sherif Ramabaja

Putini paralelisht përveç agresionit ndaj Ukrainës, punon me ngulm edhe në strategjinë për të mbjellë frikë në perëndimin, që ta stopoi dhe pengoi ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Në anën tjetër perëndimi duke u frikësuar nga një eskalim global, Ukrainës i ofronte armatime vetëm në përballimin e sulmeve, pa pasur të drejtë që me armatimin perëndimor, të kryej sulme ndaj caqeve prej nga rusët i drejtojnë sulmet ndaj Ukrainës.

Perëndimi duke e parë brutalitetin e Putinit në shkatërrimin e qyteteve, infrastrukturës dhe vendbanimet të Ukrainës, me viktima të shumta civile, më në fund po fillon në ndërrimin e kursit në favor të mbrojtjes së Ukrainës.

Tash e tutje Ukraina do ta ketë të drejtën që me aratimin perëndimor të kryej sulme edhe brenda territorit rus, ndaj caqeve dhe pozicioneve ushtarake, prej nga vijnë sulmet.

Ky ndërrim i kursit perëndimor pritet që të ndikoj edhe në frontin e luftës, duke llogaritur se tash e tutje forcat ruse nuk do të jenë të sigurta as në territorin e tyre.

Sa do të ndikoi kjo në vijën e frontit të luftës mbetet për t´u shikuar, por në perëndim po diskutohet gjithashtu në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Ukrainës, apo edhe në angazhimin e trupave tokësore.

Më në fund perëndimi dal nga dal po lirohet nga kërcënimet dhe propaganda e Putinit. Ekzistojnë dy opsione: ose t´i nënshtrohen diktatit të despotit siç është Putini, ose ta mundin frikën dhe të luftojnë me të gjitha mjetet që t´i kundërvihet agresionit dhe brutalitetit të Rusisë.

Ky ndërrim i kursit perëndimor ndaj Luftës Ukrainë – Rusi, është po ashtu edhe një sinjal për Kosovën që të punoi fuqishëm në shpërbërjen e Serbisë, edhe pse ndoshta tingëllon si absurditet.

Kosova dhe shqiptarët kurrë në historinë e tyre nuk i kanë sulmuar popujt dhe shtetet tjera, po në këtë rast çështja është tërësisht ndryshe: Serbia me kërcënimet, agresionin dhe projektet mbi Botën Serbe si ndaj Kosovës dhe fqinjëve, vetë është duke punuar në shpërbërjen e saj, pra ne vetëm duhet ta ndihmojmë në këtë drejtim.

Në anën tjetër Serbia po të ishte konstruktive dhe ti kthehej së ardhmes duke u distancuar nga tragjeditë që ua ka shkaktuar fqinjëve, e sidomos shqiptarëve,  askush s´do të kishte asgjë kundër saj.

 Përkundrazi do të bashkëpunonin me te për një të ardhme më të mirë të gjithë rajonit, por ajo siç po shihet asgjë nuk ka ndryshuar nga hegjemonia për t´i pushtuar, e dominim ndaj fqinjëve të saj.

Pra duke u nisur nga këto rrethana, Kosova duhet me të gjitha forcat të angazhohet në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të saj, të punoi në zhvillimin dhe përparimin ekonomik të vendit, duke i shtuar përpjekjet në shpërbërjen e Serbisë.

Një shpërbërje e Rusisë dhe Serbisë, do ta rrisnin lirinë dhe sigurinë globale, të kontinentit dhe rajonit.   

Lini një Përgjigje

Kushdo që beson se Putinit i intereson vetëm Ukraina, duhet ta shohë këtë dokumentar

Vera është “qumështi” i të moshuarve