in

Perëndimi gabimin që e bëri me Rusinë, po e përsëritë me Serbinë

Sherif Ramabaja

Agresioni rus ndaj Ukrainës perëndimin e solli para një akti të kryer, të cilin nuk e kishin menduar. Marrëdhëniet e avancuara me Rusinë u vunë në pikëpyetje dhe filluan të hulumtoheshin shkaqet se si Rusia e zgjodhi rrugën e eskalimit të tillë.

Personalitet politike dhe institucionet e EU dhe të SHBA reaguan për ta analizuar gjendjen, si dhe për të ndërmarr kundërmasa.

Të gjithë mbetën të befasuar se si Putini nga një bashkëpunëtor i besueshëm i cili Rusisë i printe drejt një ngritje ekonomike, e mori rolin e agresionit.

Vetëm kur ai e sulmoi Ukrainën filluan ti kujtojnë deklaratat dhe veprimet e tij të cilat në realitet paraqitnin planet e tij hegjemoniste.

Gjermania e udhëhequr nga kancelarja Merkel nuk mund ta kuptonin Putinin se si e injoroi, një bashkëpunim të tillë ekonomik që ishte në ngritje, ku përfitonte miliarda dollar nga gazi.

Këtë nuk mund ta merrte me mend shteti gjerman i cili sapo e kishte përfunduar gazsjellësin Nord Stream 2 dhe ende pa e futur në përdorim, Rusia e kishte sulmuar Ukrainën.

SHBA dhe shtete evropiane e kritikonin Gjermaninë për një projekt të tillë duke llogaritur varshmërinë nga Rusia, po Gjermania ishte thellë e bindur se lidhja ekonomike, tregtia, bashkëpunimi dhe globalizimi do ta orientonin Rusinë drejt një demokratizimi të përgjithshëm.

Kjo bindje ishte e thelluar edhe në EU duke shpresuar se globalizimi do të sjell mirëqenie, do ti afroi shtetet mes vete dhe do ti ndihmoi në proceset politike në menaxhimin dhe zgjidhjen e krizave.

Me agresionin rus ndaj Ukrainës janë hapur shumë dilema dhe po ashtu edhe globalizimi është sjellë në një pikëpyetje të madhe. Gjermania menjëherë filloi të ndërmarr masa dhe ti përmirësoi gabimet e së kaluarës, në relacion me Rusinë.

Tash po ndërmerren masa që një varshmëri ekonomike të evitohet edhe ndaj Kinës. Sidomos tash e tutje do të kihet kujdes që me shtetet autokrate dhe diktatoriale të mos thellojnë lidhje ekonomike dhe politike, duke i llogaritur pasojat që mund të ndodhin.

Pse perëndimi po e përsëritë një gabim të tillë ndaj Serbisë ?

Kosova që nga pavarësia ndodhet në bisedime me Serbinë e cila deri më tash vetëm ka shantazhuar, duke shpresuar në ndihmën e Rusisë dhe Kinës.

Ish ambasadori dhe i ngarkuari i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi Grenell premtonte investime, planin dhe zhvillimin ekonomik, si formë për zgjidhjen e problemeve politike. Një plan që për fat të keq që kishte dështuar me Putinin dhe Rusinë.

Tash sikurse nuk janë nxjerrë mësime, se çka ndodhi me Rusinë dhe të njëjtat gabime po përsëriten në relacion me Serbinë.

SHBA përmes ambasadorit Hill në Beograd Serbisë po i premtojnë Asociacion dhe investime në këmbim të zgjidhjes së problemeve me Kosovën. EU po ashtu po i premton Asociacion, investime dhe anëtarësim në EU, nëse e pranon planin franko – gjerman.

Kosova sikurse po sillet para aktit të kryer dhe askush pastaj nuk qanë kokën, kur Kosova të ballafaqohet me problemin e ngjashëm të Bosnjës.

Në këtë rast Kosovës do t´i duhej një aktivitet i fuqishëm politik i koordinuar si me opozitën dhe shtetin amë për t´ia sqaruar bashkësisë ndërkombëtare e sidomos SHBA, rrezikun dhe pasojat nga një marrëveshje e tillë.

 Opozita e ka hallin se si ta rrëzoi Kurtin dhe ta marr puhtetin, në këmbim të Asociacionit, duke u arsyetuar se bëmë atë që ishte e mundur, kurse të shpresohet në kryeministrin Rama, është njësoj sikurse të kërkosh mëshirë nga Vuçiqi.

  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Bie borë në shkretëtirë

Kronisti turk: Qeveria osmane i rrihte e ofendonte shqiptarë në sytë e grave