in

Për Xhemajl Mustafën dhe policin e Serbisë së paraluftës e të Kosovës së pasluftës, Fadil Suleviqin

Fadil Syleviqi ka qenë pjesëtar (epror) i Policisë së Serbisë në Prishtinën e paraluftës, pjesëtar i UÇK-së dhe polic me zë në Kosovën e pasluftës.

Bajram Kabashi – 

.Më 15 janar 2021 i pata thënë këto mendime rreth lajmit për vrasjen apo vdekjen e natyrshme të Fadil Suleviqit, ish policit të Milosheviçit e të pas luftës në Kosovë.Policia konfirmon vdekjen Fadil Syleviqit, u gjet afër Badovcit.

Dkush tha se e ka “leshue zemra”.Ndoshta?!Por para një kohe edhe një tjetër person që përflitej për bashkëpunim me Hagen, u gjend i vdekur …

As dreqi nuk i bije në fije kësaj “punës sonë”.Popull i vogël , – “sa një gogël” , por me sherr të madh për shkak të “zierjes” e “pshtjelljes” së tij në kurthet e intrigat të gjithfar shërbimesh sekrete antishqiptare ! Meqenëse shteti ligjor edhe pas njëzet e sa vitesh të ardhjes së Lirisë, është larg jetës sonë, nuk mund të thuhet asgjë se po të funksiononte ai do ti kishte arrestue keqbërësit (kriminelët) gjithandej, pa pasur nevojë t’i vriste askush, apo t’i leshonte zemra pyjeve e buzë liqeneve. 

Fadil Syleviqin e mbaj në mend nga 1 Tetori 1997 , kur për gazetën Rilindja (“Bujku”) e përcillja prej së afërmi protestën e madhe studentore e të popullit në Prishtinë dhe aty ai ka qenë në krye me eprorët e njësiteve speciale të ardhura nga Serbia. Me katër-pesë gazetarë qe i përcillnim rrjedhat e protestës (une vet i dyti nga gazeta Rilindja) duke qenë në krye të saj, mbetëm të rrethuar nga policia speciale serbe tek shkolla fillore “Gjergj Fishta”. Në mesin e gazetarëve ndërkombëtar ishte edhe Gjeraqina Tuhina, që sa më kujtohet në atë kohë raportonte nga Prishtina për “Europa e Lirë”. 

Prej aty nuk mund ta harroj kurrë se si sigurimi shteteror serb i hudhte si “kunguj” në automjetet-“burxhe” rektorin Ejup Statovci, Albin Kurtin e të tjerë që ishin në krye të protestës së madhe.Besoj shumë se policia profesionale në vend herdokur do ti ndriçoj të gjitha krimet dhe vrasjet e bëra për motive të ndryshme, kështu që nëse ka të tillë që mendojnë se me vrasje mund të mbulohen veprat e tyre të zeza, e kanë kot… 

Fadil Syleviqi ka qenë pjesëtar (epror) i Policisë së Serbisë në Prishtinën e paraluftës, pjesëtar i UÇK-së dhe polic me zë në Kosovën e pasluftës. Pavarësisht shkakut të vdekjes së tij dje, vdekja e tij për një varg arsyesh profesionale kërkon investigim të thellë policor dhe gazetaror. Policia e Kosovës pa asnjë dyshim i ka resurset për hulumtimin rrënjësor profesional të kësaj vdekjeje (ta quajmë misterioze), por gazetaria e Kosovës nuk ka persona të aftë për hulumtime të kësaj natyre, pasi “fshati që shihet nuk do kallauz!”. Për fat të keq !Sidoqoftë, krimi nuk vjetrohet e as harrohet dhe kushdo që ka bërë krime, një ditë do të përgjigjet për veprën e tij të ligë. Më 20 shkurt 2021 …

Për këtë vdekje “enigmatike” e pati bërë një informatë të çuditshme edhe RTK në ditarin e saj kryesor, që për mendimin tim ishte informim mjaft i paqartë, i mjegullt dhe konfuz. Ne ende nuk e dijmë saktësisht se a ishte Fadil Suleviqi në listën e dëshmitarëve të Dhomave të Specializuara, as me kend ishte në gjah atë ditë, kush e kishte ftuar, në sa ora ishin nisur, a ka qenë shpesh “në gjueti” apo gjueti me personin e caktuar e të tjera.  Pastaj: Në sa ora ka vdekur, kush e lajmëroj vdekjen e tij i pari , e shumë e shumë pyetje të kësaj natyre që do të duhej të kishin gjetur përgjigjet e duhura deri tash nga ana e gazetarisë hulumtuese, që edhe pas 21 vitesh i mungon Kosovës në mënyrën se si duhet të jetë gazetaria e tillë. Edhe po të kishte qenë fjala për një kriminel famëzi si Milosheviç, informata deri tash do të duhej të kishte qenë profesionale dhe serioze , aq sa është e mundur të informohet me korrektësi profesionale në rastet e tilla. 

Nuk ka asnjë dyshim se Fadil Suleviqi “nuk ka qenë aq burrë i mirë”, siç kemi dëshirë të shprehemi, por nga aspekti njerëzor do të duhej ta kishim shtruar pyetjen e thjeshtë se kush ia jep vetës të drejtën që ti shfrytëzoj njerëzit si ai për qëllime ogurzeza?Dhe në fund ti vras, nëse është e vërtetë se dikush e vrau! Regjimi i Milosheviçit ka qenë regjim pushtues dhe “shqiptarët e vet” që kanë punuar për policinë e tij i ka përdorur e keqpërdorur në mënyrën më mizore, por duhet ta shtrojmë pyetjen e thjeshtë:çfarë nevoje pati Kosova e re (dikush në emrin e saj!) që t’i keqpërdoronte e shfrytëzonte njerëzit për të bërë krime mizore, kuptohet nëse është e vërtetë se ai e paska përgjuar e përgatitur vrasjen e Xhemajl Mustafës, pavarësisht se deri tash për këtë akt mizor akuzohej një tjetër person i BIA-s serbe , që e përflitnin se ka punuar edhe për një shërbim tjetër të fshehtë partiak në Kosovën e viteve të para të pasluftës?Edhe sot më shqetëson fakti se si është e mundur që një person si Xhemajl Mustafa , që ka qenë e qartë se mund të jetë shumë i rrezikuar në një kohë “leshatuke” e aq të egër, të mos kishte përcjellje nga një largësi e duhur dhe si nuk paska qenë dikush dashamirë ndaj tij që mos ta lejonte të binte në kurthet ngashnjyese të asnjë provokimi e as që mos ta lejonte për ta frekuentuar Restorantin Dubrovniku, që qysh përpara luftës ka qenë çerdhe e ish UDB-asheve “tanë”, intelektualëve e politikanëve të “shtetit paralel” dhe të atyre të Serbisë , e që , atë “kontinuitet” vëzhgimi e përgjimi sipas të gjitha gjasëve e ka vazhduar edhe me banditët tonë të shërbimeve të tilla?!Sqarim: (Xhemajl Mustafa ka banuar në një vend shumë të ndjeshëm për rrethanat e paraluftës e pasluftës në Kosovë. Aty gjithë kohën ka pasur frekuentim të njerëzve, një pshtjellim i vërtetë … Këtë e pata kuptuar kur përpara luftës së bashku me kolegen e gazetës Rilindja, Emine Berisha, një mbrëmje të errët dimri patëm shkuar fshehurazi në një banesë afër së cilës (në të njejtën hyrje) banonte edhe Xhemajl Mustafa, që ta shihnim djalin e Ymer Nezirit, pedagogut tashme të ndjerë nga Peja, ushtarin e UÇK-së Alban Nezirin, të cilin sigurimi shtetëror serb i Pejës e kishte munduar në mënyrën më mizore të mundshme. Madje , rrëfeu se e kishin përgjuar edhe në Tiranë, ku Albani i kishte identifikuar policët – përcjellësit serbë apo malazez nga Peja atje! Kurrë nuk kam për ta harruar gjendjen në të cilën e kishin sjellë Albanin e ri UDB-ashët e Pejës, i cili edhe pas sa e sa ditësh , nuk mund të rrinte as i mbështetur në krevat. Fatmirësisht Alban Neziri u ringjal, luftoj për Atdhe ndërsa sot është mjek mjaft i njohur në Gjermani.

 Gjatë asaj ndeje tek ta më bënë përshtypje fjalët mjaft të ngrohta që Ymeri tha për Xhemajl Mustafën, që kishte shkuar të kujdesej për shëndetin e dëmtuar të Albanit, që ka qenë jo vetëm një veprim i njerëzishëm por edhe trimëri e tij, pasi Albani ka qenë praktikisht nën përgjim edhe pas lirimit nga sigurimi shtetëror serb i Pejës).

***

Pasi e lexova me vëmendje raportin e Policisë së UNMIK-ut personalisht mbetëm fjalëpërfjalë me ato që i kam thënë në 100 faqe tekst të librit prej mbi 600 faqesh, Rilindja , Përkushtim e Trishtim. Nga ky krim mizor nuk duhet lejuar askë që të ikën, as bandat e LDK me shërbimin e tyre mshefaqok , që më ngacmonin pa ua bërë asnjë të keqe këtu ku vazhdoj të jetoj përmes e-mailit bujarbukoshi@yahoo.com , e askend tjetër.Mos e hiqni kurrë  nga mendja se disa gazetarë (nga naiviteti) apo qoftë edhe “gazetarë” të shpifur, kanë bërë krime të rënda ndaj njerëzve të pafajshëm, e që ata janë kriminelë , qyqarë e shpirtzi , tregon heshtja e tyre mizore për vrasjen e Xhemajl Mustafës , kur ndaj meje e patën luajtur rolin e policëve të mjerë, ndërsa ata të shkretë për mend nuk kanë qenë e nuk janë as gazetarë.Mua më vije keq ta rithem se po bije sikur po e lavdoj vetën, por i pata ba “guxhë” së bashku me policët e tyre të fshehtë në atë lëmsh kriminelësh të bashkuar … Të atyre që më provokonin, duke dashur të ma bënin të ditur se dinin diçka për mua, por duke provuar të më mashtronin e paraqisnin naiv mua, posa e vranë Xhemajl Mustafën, u thash: “Ju rankoviqistët dhe enveristët …, e vratë Xhemajl Mustafën!” .Këtë ua kam thënë posa e kuptova se e vranë Xhemajlin me 23 dhjetor 2000 dhe kur ata heshtën keq , duke “harruar” të më provokonin ?!Në Kosovë duhet të thuhet e vërteta e plotë për të githa, siç po përpiqem une që ta them , por që nuk më mbështeti e as që po më mbështet askush. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se une do të ndalem. Përkundrazi. Une nuk pranoj që jam i vetmuar , kur jam me të vërtetën. Andaj, do të mësyej qoftë edhe i vetëm përpara dhe si gazetar që ka obligim ta jep lajmin e njëmendt, nëse është nevoja duke mësyer si një “kamikaz” në profesion , do ta shuaj edhe jetën time ashtu e kështu të munduar , vetëm e vetëm për ta thënë të vërtetën ashtu siç është ajo, e jo siç duan kriminelët e dy partive tona politike që ajo të jetë. Për vrasjen e Xhemajl Mustafës kurrë nuk do të thuhet e vërteta pa më ballafaquar me ata që më kanë provokuar. Une nuk i kam as instrumentet e shtetit e as fuqi që ti detyroj që të lajmërohen, por organet e shtetit do të duhej që pamëshirshëm e pa keqardhje t’ua banin të njohura për opnionin publik ato fytyra “intelektuale” që më provokonin të fshehura pas “fytyrës” së Bujar Bukoshit. Edhe diçka: E pava që u ndezën “motorët e shuar” të disa kuadrove elit të LDK-së, duke e shfaqur njëfar gëzimi perverz për gjoja zbulimin e së vërtetës së kësaj vrasjeje mizore, duke derdhur etiketa për “engjëllin” “të urtin” etj. Këto janë terma religjioz që një politikan nuk do të duhej t’i përdorte, pasi jeta është shumë e vrazhdë, sidomos ajo është treguar e tillë për Xhemajl Mustafën , ashtu si dhe për mua që përpak më vranë për së gjalli. Xhemajlin e kam pasur koleg e mik , por as ai e as une nuk kishim si të ishim ëngjëj. Ishim vetëm njerëz e gazetarë, për fat të keq shumë të pa përkrahur e të braktisur.Si nuk u vije turp kuadrove të LDK që pas vdekjes apo vrasjes së Fadil Suleviqin , e pothuaj dydhjetëvjetsha pushtet të përbashkët me PDK-ën, të na shesin dushk për gogla.Të përpiqen për të na qitur hi syve ! Me apo pa të drejtë, LDK-ja është fajtore e madhe për vrasjen e Xhemajl Mustafës, pasi nuk është kujdesur për të edhe para se ta vrisnin e as pas vrasjes së tij. Jemi në shkurt të vitit 2021 , andaj më nuk është mirë të mendojmë ashtu siç na imponohet me cektësi dhe demagogji partiake, nga cilado parti qoftë.

Nëse është e vërtetë se Fadil Suleviqi paskësh qenë dëshmitarë i Dhomave të Specializuara në Hagë, ai sigurisht që ka pasur se çka të kallxonte për “ëngjëjt” e LDK-së dhe “djajtë” e luftës “çlirimtare”!Vallë a po e vëreni kënaqësinë perverze të disave: Gëzohen sa herë që mungon ai që mund të dëshmoj , pavarësisht se a e ka marrë me vete plumbi apo Zoti.

….

Lini një Përgjigje

Skandali më vaksina i kushtoi me pozitë ministrit

Serwer: Kurti do të përballet me dy sfida të mëdha, ja si do të reagojë administrata Biden