Frika se mos pëson të njëjtin fat si Harun Celik, i cili urrëmbye nga shërbimi sekret turk në Tiranë, ka bërë që një tjetër shtetas turkqë ndodhet në vendin tonë të kërkojë azil politik në Shqipëri. Eshtë fjala përshtetasin Selami Simsek.
“Këtë kërkesë eparaqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë proceduranë emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqespër shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhemendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruan Simseku nëletrën drejtuar Zyrës shqiptare të Emigracionit.
Simseku ështëarrestuar në të njëjtën ditë me Harun Çelik, mësuesin e dëbuar nga Shqipëriapak javë më parë, në përpjekje për të udhëtuar me vizë false, tranzit, ngaRinasi drejt Kanadasë. Mirëpo çështja e tyre është ndarë.
Harun Çeliku udënua me 5 muaj burg në Shqipëri dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua nëTurqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik. Duket se ky ishte akttolerimi i qeverisë shqiptare për t’i shërbyer Erdoganit, i cili e konsideronsi terroriste lëvizjen e Gylen. Në 13 janar 2020, gjykata pranoi gjykim tëshkurtuar për Simsekun. Seanca e radhës do të zhvillohet me 27 janar.
Avokati iÇelikut, Alban Bengasi tha se nuk i është komunikuar ende zyrtarisht proceduraqë ndoqi shteti shqiptar për dëbimin e Çelikut, më 1 janar drejt Turqisë.Bengasi tha se për këtë i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme informacionezyrtare. Me të mbërritur në Turqi, Harun Çelik u përball me akuzat e pjesëmarrjesnë organizatën e Gülen dhe u arrestua.
Mediat turke eraportuan si operacion të shërbimeve sekrete turke, ndërsa deri më sotautoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.
Vendimi ishtetit shqiptar për dëbimin e Çelikut është quajtur nga Këshilli i Europës sishkelje e të drejtave të njeriut. Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu, poashtu, i ka kërkuar shtetit shqiptar të bëjë transparent procedurat që u ndoqënpër dërgimin e Çelikut në Turqi.


