in

Pas Uashingtonit e Brukselit, edhe Ankaraja refuzon Teuta Arifin

Shkup, 30 prill – Duket se Teuta Arifi, ish-kryetare e Tetovës, nuk do të mund t’i kyçet diplomacisë së Maqedonisë. Pas Uashingtonit dhe Brukselit, edhe Ankaraja zyrtare ka refuzuar që zonja Arifi të jetë ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Turqi.Burime zyrtare për gazetën KOHA informojnë se, pas refuzimit të Uashingtonit dhe Brukselit, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme u përpoqën ta dergojnë zonjën Arifi ambasadore në Ankara të Turqisë. Megjithatë, e shpejtë ka qenë përgjigja zyrtare e Republikës Turke – nuk do ti miratohen agremanet e ambasadores.Gazeta KOHA merr vesh se edhe refuzimi i zonjës Arifi për në Bruksel ka ndodhë pak ditë pasi Ministria e Punëve të Jashtme i ka dërguar emrin e ambasadores, ndërsa për të mbuluar arsyet e refuzimit, Qeveria dhe MPJ kishte shpejtuar që emrin e zonjës Arifi për ambasadore ta dërgojnë në Ankara të Turqisë. Edhe ky shtet e kishte refuzuar të njëjtën.Ndryshe, Teuta Arifi ishte refuzuar edhe nga Uashingtoni. Refuzim zyrtar nuk kishte arrit as në MPJ dhe as në Qeveri, por heshtja disa javore e Departamentit të Shtetit Amerikan ishte nënkuptuar që Teuta Arifi është e padëshiruar për ta përfaqësuar Maqedoninë e Veriut si ambasadore në Uashington.Kandidaturat e zonjës Arifi në fillim për ambasadore në Uashington e më pas në Bruksel, kishin shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe tek opozita, si dhqiptare, ashtu edhe ajo maqedonase.<span;>Akuzat ishin se Qeveria po legjitimon keq-qeverisjen e zonjës Arifi në Tetovë, e cila pasi humbi nga Bilall Kasami në zgjedhjet lokale, e kishte lënë Komunën me rreth 24 milionë euro borxhe. Veç kësaj, u zbulua se një vit para zgjedhjeve, ajo kishte punësuar rreth 800 veta me kontrata në vepër, shumica e të cilëve ishin aktivistë partiak të BDI-së. (koha.mk)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

U kthy Komandanti n'Has!

U kap duke parë video porno në parlament, dorëhiqet deputeti britanik