in

Pas përmbysjes së autobusit, 4 të vdekur dhe 32 të plagosur

Tjetër aksident tragjik në Turqi. Si pasojë e përmbysjes së autobusit të pasagjerëve në lagjen Gürün të Sivas, katër persona humbën jetën dhe 32 persona u plagosën.

Autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në zonë Gurun të Sebastias, në Turqinë Lindore.

Sipas mediave lokale aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit, zjarrfikëses dhe policisë. Ekipet kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë shpëtuar pasagjerët e bllokuar.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalet e afërta, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

DASH autorizon largimin e personelit të ambasadës amerikane në Izrael

Për viktimat në Gaza, shifrat janë dhënë nga Hamasi