Prindërit spanjollë kërkojnë dëmshpërblim pasi fëmijët e tyre rritën flokë në të gjithë trupin pasi gabimisht u është dhënë ilaç kundër humbjes së flokëve. Një vit pasi u kuptua gabimi, prindërit thonë se fëmijët e tyre akoma kanë flokë nëpër fytyra.
Prindërit e njëzet fëmijëve spanjollë kanë ndërmarrë veprime ligjore pasi flokët kanë mbirë në të gjithë trupat e të rinjve pasi gabimisht iu është dhënë rikthyes flokësh për sëmundjet e stomakut.
Fotografitë treguan lëkurën e mbuluar me flokë të fëmijëve që jetojnë në qytetin Torrelavega në Spanjën veriore të Cantabrias.
Zyrtarët lokalë pranuan se një grupi iu dha gabimisht minoxidil, një ilaç që përdoret zakonisht për rritjen e flokëve, në vend të omeprazolit, një ilaç që përdoret për të trajtuar refluksin e stomakut.
Shurupi i etiketuar gabimisht u dërgua në farmacitë në Granada, Cantabria dhe Valencia ku kimistët e përzien atë në një formulë për të trajtuar refluksin.
Mbi një vit pasi gabimi mjekësor doli në dritë më 2019, familjet e disa fëmijëve janë ankuar se pavarësisht trajtimit, flokët vazhdojnë t’u rriten dhe ata po kërkojnë dëmshpërblim.
Javier Díaz Aparicio, një avokat që përfaqëson familjet, po ndërmerr veprime ligjore civile dhe penale kundër laboratorit dhe disa ndërmarrjeve për importimin dhe shpërndarjen e ilaçit për prodhim dhe shitje.
Ministria e shëndetësisë e Spanjës tha se u deshën dy muaj që autoritetet të kuptonin se gabimi i etiketimit kishte ndodhur, për të mbyllur laboratorin ku ndodhi gabimi dhe për të tërhequr ilaçin.
“Pse duhen më shumë se dy muaj për të testuar një ilaç”, tha Amaia, një nënë, foshnja e së cilës u prek, tha për televizionin Antena 3 vitin e kaluar.
“Mua më pyetën nëse kisha dikë në familje që ishte leshatuk, por nuk kam askë. Vajza ime ka flokë në të gjithë fytyrën. ”
Ajo tha se vajza e saj kishte marrë një dozë të lartë të ilaçeve dhe se askush nuk kishte thirrur në atë kohë për ta këshilluar në hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerrte.
Familjet gjithashtu po ndërmarrin veprime ligjore kundër dy farmacive në Cantabria të cilat u shfajësuan nga një gjykatës.
Agjencia Spanjolle për Barnat dhe Produktet Shëndetësore urdhëroi që disa pako nga Farma-Química Sur SL, një kompani farmaceutike me bazë në Malaga, duhet të nxirren nga qarkullimi në korrik 2019.
Fëmijët që ishin prekur kishin marrë minoxidil, u prekën nga hipertrihoza, e cila është shfaqja e flokëve të tepërt në trup, e cila nganjëherë quhet ‘sindroma ujk’.
Në formën e saj normale, hipertrikoza është një sëmundje që nuk ka shërim, por është e paqartë nëse do të jetë e mundur të kthehen efektet e ilaçeve tek fëmijët spanjollë. The Telegraph