in

Pas aksidentit u rrahën brutalisht dhe sulmuan Policinë, arrestohen katër veta

Një rrahje brutale ka ndodhur në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Disa persona kanë sulmuar policinë. Ndaj policëve disa të përfshirë në aksident kanë përdorur edhe shkopinj druri.

Në këtë aksidentit janë përfshirë dy vetura civile, ku njëra ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa tjetra që ka dëmtime më të vogla është larguar rreth 200 metra nga vendi i ngjarjes.

Disa persona janë arrestuar, ndërsa në vend të ngjarjes kanë shkuar edhe njësi speciale të policisë.

Sipas informatës së Policisë së Kosovës, katër persona janë arrestuar pasi shkaktuan përleshjen pas aksidentit ë magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Nga informacionet e para raportohet se si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Pestovë, personat e përfshirë në aksident ishin përfshirë në rrahje ndërmjet veti, Policia kanë reaguar me urgjencë, ndërkohë që katër persona janë arrestuar. Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në komunikatë.

Lini një Përgjigje

Ambasadori gjerman i cili ‘vdes’ për ajvar Kosove dhe ‘VW Beetle’

U ther me thikë një 18-vjeçar në Prizren