in

Ambasadori gjerman i cili ‘vdes’ për ajvar Kosove dhe ‘VW Beetle’

Ndonëse ka vetëm pesë muaj që ka marrë detyrën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde, është i befasuar me kosovarët.

Në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, ambasadori Rohde, ka treguar më shumë rreth jetës së tij, preferencave të tij, por edhe për përshtypjet për kosovarët.

Ambasadori Rohde ka treguar se është një fans i flaktë i Volkswagen “Beetle”, por që edhe i pëlqen tej mase edhe ajvari nga Kosova.

Në këtë intervistë, ambasadori Rohde po ashtu tregon se a do të jetojë në të ardhmen në Kosovë dhe se a do të mund Kosova të bëhet ndonjëherë si Gjermania.

Por, duke e ditur në rrethanat që janë shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ambasadori Rohde, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t’i respektojnë udhëzimet e institucioneve shëndetësore, pasi që siç deklaroi ai për lajmi.net, kjo shpëton jetën.

Intervista e plotë, pa ndërhyrje:

Lajmi.net: Cila ishte përshtypja juaj e parë për kosovarët sapo keni arritur në Kosovë?

Ambassador Rohde: Të gjithë ishin shumë mikpritës dhe miqësorë, por më befasuesja ishte numri i madh i njerëzve që flasin gjermanisht.

Lajmi.net: Cila është fjala e parë në gjuhën shqipe që keni mësuar?

 Ambassador Rohde: Faleminderit- fatkeqësisht deri më tani nuk kam përparuar aq shumë pasi ka kaq shumë që flasin gjuhën time!

Lajmi.net: A do të bëhet ndonjëherë Kosova sikur Gjermania?

Ambassador Rohde: Jo sepse Kosova do të jetë gjithmonë Kosovë. E njëjta gjë vlen edhe për Gjermaninë dhe çdo vend tjetër në planet dhe kjo është mirë. Më pëlqen shumëllojshmëria!

Lajmi.net: A keni menduar ndonjëherë të jetoni në Kosovë edhe pas përfundimit të mandatit tuaj si ambasador?

Ambassador Rohde: Sapo të dal në pension unë do të dua të jetoj më afër vendit ku janë katër fëmijët e mi. Të shohim – me shpresë – nipërit dhe mbesat tona duke u rritur dhe që ka shumë të ngjarë të jetë në Gjermani.

Lajmi.net: Ambasador, do të preferonit të drejtonit një Volkswagen apo një Mercedes-Benz?

Ambassador Rohde: Patjetër që për mua është Volkswagen: Unë jam një tifoz i madh i “VW Beetle”, e që i drejtova katër si student, por gjithashtu edhe më vonë!

Lajmi.net: Më mirë një gotë verë nga Rahoveci apo një birrë gjermane?

Ambassador Rohde: Birrë gjermane.

Lajmi.net: Më mirë një kavanoz ajvar apo Nutella?

Ambassador Rohde: Specat e kuq. Ajvarin e pëlqej shumë.

Lajmi.net: Cili nga politikanët kosovarë është më karizmatiku, më shakaxhiu?

Ambassador Rohde: Unë jam akoma i ri, ma bëj përsëri këtë pyetje vitin tjetër.

Lajmi.net: Ku do ta pritni Vitin e Ri, në Kosovë apo Gjermani?

Ambassador Rohde: Berlin.

Lajmi.net: Cili është ushqimi që nuk mungon asnjëherë në tryezën tuaj të Vitit të Ri?

Ambassador Rohde: Verë e ngrohtë dhe djathë i shkrirë.

Lajmi.net: Mesazhi juaj për qytetarët e Kosovës për vitin 2021?

Ambassador Rohde: Qëndroni optimist dhe të shëndetshëm dhe vazhdoni t’i përmbaheni udhëzimeve shëndetësore! Kjo është gjëja e duhur për të bërë dhe shpëton jetën./lajmi.net/

Lini një Përgjigje

Ndryshon kategorizimi i komunave deri më 8 janar

Pas aksidentit u rrahën brutalisht dhe sulmuan Policinë, arrestohen katër veta