in

Paris dhe Franca me gjendje të jashtëzakonshme

 

Në Paris dhe në vend u shpall gjendje e jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19. Presidenti francez, Makron tha se ndalesa e lëvizjes, do të hyjë në fuqi nga e shtuna me ketë orar: nga ora 21:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit në rajonin e Ile-de-France, ku ndodhet kryeqyteti Paris, dhe tetë qytete të tjera.

Përveç Parisit me rrethinë, masat e jashtëzakonshme do të zbatohen në qytetet Lille, Grenoble, Lyon, Aix-Marseille, Montpellier, Rouen, Saint-Etienne dhe Toulouse.

Ministria e Shëndetësisë e Francës sot raportoi 22.591 infeksione të reja me COVID-19. Numri i të vdekurve është 33.037 me 104 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Makron bëri thirrje për të kufizuar tubimet në jo më shumë se gjashtë persona. “Ne përpiqemi, kur ftojmë miqtë, të mos jemi më shumë se gjashtë persona në tryezë”, tha presidenti francez, duke folur për restorantet, por më pas shtoi se kjo vlen edhe për grupet në rrugë.

Lini një Përgjigje

Tirana është jashtë kontrollit

Në Kroaci, dy javët e ardhshme janë vendimtare